Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zhvilloi sot një takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Slaveski, nga i cili u njoftua mbi treguesit kryesorë makroekonomikë dhe veprimet e marra në kuadër të politikës makroekonomike.
None found
Gjatë bisedës u trajtuan edhe efektet që prirjet globale gjeostrategjike, financiare dhe energjetike mund të kenë mbi ekonominë maqedonase, përfshirë ndikimin e tyre në industri, tregti dhe ndërtimtari.
Sipas vlerësimit të Slaveskit, ekonomia është e qëndrueshme dhe po regjistron rritje solide. Ai nënvizoi, megjithatë, nevojën për monitorim të kujdesshëm të varësisë nga importet, si edhe të lëvizjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.
Siljanovska Davkova dhe Slaveski ndanë qëndrimin se kuadrot profesionale dhe kompetente përbëjnë element thelbësor për punën efikase të Bankës Popullore dhe mbrojtjen e stabilitetit financiar të vendit. Në këtë kuadër, guvernatori bëri të ditur se në Kuvend është paraqitur tashmë propozimi për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit të tretë.
Në përfundim të takimit u theksua se ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe e një sistemi financiar të shëndoshë mbetet ndër përparësitë kryesore për zhvillimin e shtetit.
Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…
Optimizimi gradual i pozicionimit të forcave të KFOR-it në Kosovë ka rikthyer vëmendjen te prania ushtarake e NATO-s dhe ndikimi…
Gadi Eisenkot ka ftuar në negociata partinë Likud të kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu për formimin e qeverisë së re…
Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti…
Pas një lufte që zgjati disa orë në një lagje të Sinaloas në Meksikë, famëkeqi Meza Flores, ose i quajtur…