Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka bërë të ditur se deri në premten në mesnatë, shtatë nga njëmbëdhjetë kandidatët e paraqitur kanë arritur të mbledhin nga 10.000 nënshkrime, sa janë të nevojshme për të marrë pjesë në garën presidenciale.
VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën, e cila ka mbledhur 28.000 nënshkrime.
None found
Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, i cili në KSHZ ka dorëzuar rreth 22.000 nënshkrime.
Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ka grumbulluar rreth 11.000 nënshkrime, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit, i cili grumbulloi më shumë se 10.000 nënshkrime.
Pjesë e garës zgjedhore do të jetë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.
Renditja e kandidatëve për në listën votuese do të bëhet e ditur pas shortit, që do të hidhet më 28 mars.
Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa i dyti, së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.
Këto zgjedhje vlerësohen si shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit, ndërsa shërbejnë edhe si test për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas hulumtimeve të opinionit publik, në epërsi të theksuar është VMRO DPMNE-ja opozitare ndaj LSDM-së, si për zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe për ato parlamentare.
Bazuar në Kushtetutën aktuale, në rundin e parë është thuajse e pamundur që të zgjidhet presidenti, pasi kandidati duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të regjistruarve në listën zgjedhore apo gjysmën e votave të 1.8 milion zgjedhësve.
Në rundin e dytë kalojnë dy kandidatët me më shumë vota, ndërsa fitues zgjidhet kandidati që fiton më shumë vota, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind e elektoratit.
Fushata elektorale, e cila do të zgjasë 20 ditë, do të nisë më 4 prill./REL
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…
Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…
Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...
Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…
Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…
Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…