Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut pret një takim të rëndësishëm ndërrajonal të titullarëve të negociatave dhe zyrtarëve të lartë përgjegjës për çështjet evropiane, organizuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali. Në këtë ngjarje marrin pjesë delegacione nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, së bashku me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.
None found
Temat qendrore të diskutimeve përfshijnë perspektivën e zgjerimit të BE-së, Kornizën e ardhshme Financiare Shumëvjeçare dhe përshpejtimin e harmonizimit me acquis communautaire nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë midis ekzekutivëve dhe legjislativëve.
Në fjalën e tij, ministri Sali e cilësoi zgjerimin si një investim strategjik për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e kontinentit. Ai theksoi se angazhimi për transformimet e brendshme kërkon një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të parashikueshëm, ku avancimi matet në bazë të performancës individuale.
Një theks i veçantë iu kushtua konceptit të integrimit gradual dhe përfitimeve konkrete që qytetarët dhe sipërmarrjet mund të kenë gjatë rrugëtimit drejt BE-së, përpara aderimit formal. Në këtë kontekst, Korniza e ardhshme Financiare Shumëvjeçare u identifikua si një instrument kyç për të nxitur reformat, konsolidimin institucional dhe konvergjencën ekonomike.
Gjithashtu, pjesëmarrësit analizuan funksionin e parlamenteve në rrugën integruese, domosdoshmërinë e një bashkërendimi të hershëm në hartimin e legjislacionit dhe peshën e kontrollit parlamentar mbi cilësinë dhe implementimin e reformave.
Synimi i takimit është thellimi i shkëmbimit të praktikave më të mira dhe bashkëpunimit operacional midis institucioneve që drejtojnë procesin e integrimit, si dhe evidentimi i sferave për një partneritet të zgjeruar ndërrajonal.
Ministri Sali shprehu falënderime për të gjithë të pranishmit dhe partnerët, duke veçuar mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë dhe GIZ-it për realizimin e këtij takimi dhe përkrahjen e tyre të palëkundur në rrugëtimin evropian.
Zinedine Zidane ka bërë një zgjedhje befasuese për ndeshjet e ardhshme të Francës, duke ftuar mbrojtësin e Brightonit, Olivier Boscagli,…
DPB Strugë ngriti kallëzim penale kundër M.Q. (66) nga fshati Bixhevë e Strugës për shkak të ekzistencës së bazave të…
"Miratimi i Kodit zgjedhor nga ana e të gjitha partive politike ende është në fazë të negociatave. Pas ndryshimit në…
Ora e vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po afron. Kanë mbetur vetëm edhe pak orë…
Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Dr. Flora Brovinës, duke shprehur ngushëllime për familjen,…
Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar për 16 shtator, duke thënë se, sipas tij, në emër…