Categories: maqedoni

Bekim Sali takohet në Bratislavë me ministrin sllovak: Mbështetje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Gjatë vizitës në Bratislavë, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanár. Në qendër të bisedës ishte vijimi i procesit të integrimit evropian të vendit dhe hapat që pritet të ndërmerren më tej.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Sali shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai nënvizoi gjithashtu se procesi i zgjerimit duhet të ruajë besueshmërinë, parashikueshmërinë dhe parimin e meritës.

“Përmbushja e detyrimeve të dakorduara duhet të pasohet me progres konkret.”

Diskutimet përfshinë edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet bilaterale mes vendeve. Sipas Salit, këto tema duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë, ndërsa vëmendja kryesore duhet të mbetet te reformat dhe standardet evropiane.

“Çështjet bilaterale duhet të trajtohen përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë, pa e humbur fokusin e procesit të anëtarësimit nga reformat dhe standardet evropiane.”

Ministri për Çështje Evropiane vlerësoi gjithashtu kontributin e Sllovakisë në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

të fundit

Bardhi: Raporti i KE-së për Shqipërinë është më negativi ndër vite; rendit dhjetë kritika ndaj qeverisjes

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian…

3 minutes ago

Ambasadori Eric Wendt: SHBA ka investuar mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri…

3 minutes ago

Kos calls on North Macedonia to implement constitutional amendments

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit…

5 minutes ago

Waitz asks Kos for diplomatic engagement on the issue between North Macedonia and Bulgaria

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, para Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, ku u prezantua…

5 minutes ago

Egzon Azemi: The wishes of Astrit Dehari and Arbënor Xhaferi are being fulfilled; justice will come

Deputeti Egzon Azemi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka përmendur rastin e Astrit Deharit dhe Arbënor Xhaferit,…

5 minutes ago

Kosovo Judicial Council prioritizes court cases involving the media, journalists and SLAPP lawsuits

Raporti i vendit për Kosovën ka vënë në pah se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka paraparë prioritizimin e lëndëve…

6 minutes ago