Categories: maqedoni

Sali: Hapat përpara të Malit të Zi nxisin besimin në rrugën evropiane të rajonit

Marrëdhëniet dypalëshe, rrugëtimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ishin temat e takimit të Bekim Salit, Zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër për Çështje Evropiane, me ambasadorin e Malit të Zi.

Të lidhura

None found

Duke vlerësuar ecurinë e negociatave të Malit të Zi për anëtarësim, Sali shprehu përgëzime dhe përsëriti se Maqedonia e Veriut mbështet synimin e këtij vendi për të qenë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Sipas tij, arritjet e Malit të Zi i japin zemër rajonit dhe përforcojnë besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

Pjesë e bisedimeve ishte edhe shtimi i shkëmbimeve të ekspertizës, mbi bazën e Marrëveshjes për bashkëpunim në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të nënshkruar në vitin 2012. Interesi për bashkëpunim përqendrohet te bashkërendimi i negociatave, përshtatja me legjislacionin evropian, reformimi i administratës publike dhe administrimi i fondeve evropiane.

Në vijim, ministri paraqiti përparësitë e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ai veçoi rezultatet konkrete që këto duhet të sjellin për qytetarët dhe bizneset.

Për Salin, ecja drejt synimit të përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Evropian kërkon bashkëpunim rajonal dhe një proces të drejtë e të parashikueshëm, ku vlerësimi mbështetet në merita.

të fundit

Protestat studentore në Tiranë zhvendosin Egnatia – Midtjylland nga “Air Albania” në “Elbasan Arena

EgnatiaKlubi i Egnatias e ka bërë zyrtare se ndeshja me Midtjylland, e vlefshme për grupet e Conference League, nuk do…

1 minute ago

Vinicius sqaron reagimin ndaj zëvendësimit nga Mourinho: Pakënaqësia ime është me veten

Vinicius Junior ka shpjeguar arsyen e zemërimit të tij pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, të…

2 minutes ago

VIDEO/ Përplasje te Ministria e Arsimit, policia hedh spraj me piper dhe gaz lotsjellës

Kanë nisur përplasjet këtë të mërkurë mes protestuesve dhe policisë te Ministria e Arsimit. Policia ka hedhur spraj me piper…

20 minutes ago

Topi i Artë 2026, Hakimi shpreson që trofeu të mbetet te PSG-ja

Mbrojtësi i krahut i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, dëshiron të shohë një lojtar tjetër të PSG-së duke e ngritur Topin…

21 minutes ago

Komisioni për Komunitete miraton ndryshimet në ligjin kundër pastrimit të parave

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin…

23 minutes ago

Sali: Montenegro’s progress strengthens confidence in the region’s European path

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadorin e Malit të Zi, me të…

26 minutes ago