Categories: maqedoni

Shasivari do të konsultohet me studentët dhe dekanët për zgjidhjen e provimit të jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, njoftoi se së shpejti do të zhvillojë një takim me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike, përpara se të formalizohet zgjidhja përfundimtare për provimin e jurisprudencës. Në një prononcim për Alsat, ai tha se propozimi mbetet ai i bërë publik më herët, ndërsa bëri të ditur se në Ministri janë paraqitur kërkesa që provimi, përveç gjuhës shqipe, të mund të zhvillohet edhe në anglisht dhe turqisht.

Të lidhura

None found

Sipas Shasivarit, pritet edhe kërkesa nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, universiteti i parë me mësim në gjuhën shqipe. Pas kësaj, Ministria do të organizojë një takim konsultues dhe informues me përfaqësuesit e organizatave studentore dhe dekanët e fakulteteve juridike.

“Presim edhe kërkesën e universitetit të parë me mësim në gjuhën shqipe, pra Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe në periudhën që vjen do të organizojmë këtë takim konsultativ, informues me përfaqësues të asociacioneve studentore dhe dekanëve të fakulteteve juridike. Ky dialog është shumë i rëndësishëm edhe për ta adresuar edhe çështjet praktike për organizimin e provimit të jurisprudencës në disa gjuhë. Pra çështja e materialeve të provimit, literaturës juridike, dispozitave juridike, pyetjeve të provimit, çështja e kritereve profesionale të vlerësimit, çështja e përkthimit”, tha ministri Shasivari për Alsat.

Ministri synon t’i bindë studentët se propozimi përbën një përparim, edhe pse ata e kanë kundërshtuar atë për shkak se teoria parashikohet të zhvillohet në gjuhën amtare, ndërsa pjesa praktike në gjuhën maqedonase.

”Jam i bindur se me një sqarim edhe profesional edhe institucional, studentët, kandidatët e ardhshëm do ta kenë të qartë se bëhet fjalë për një avancim dhe për një qasje gjithëpërfshirëse”, shtoi Shasivari.

Duke iu përgjigjur kërkesës së studentëve që çështja të rregullohet vetëm me një vendim, pa ndryshime ligjore, Shasivari tha se nuk duhen bërë eksperimente. Ai këmbënguli se zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, duke theksuar se provimi i jurisprudencës do të zhvillohet pa pengesa gjuhësore.

“Qasja jonë është qasje afatgjate, ne nuk e zvarrisim procesin, por ne e kemi ndërtuar një zgjidhje e cila është e qëndrueshme, është në pajtim me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare”, deklaroi Shasivari.

Ndërkohë, përfaqësuesit e iniciativës studentore deklaruan dje për Alsat se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar: provimi i jurisprudencës duhet të mbahet në gjuhën shqipe si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike. Ata paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen. /Alsat/

të fundit

VIDEO/ Amarildo Gjoni shënon nga penalltia, ish-sulmuesi i Elbasanit gjen golin e parë në Poloni

Amarildo Gjoni në sezonin 2024-2025 te ElbasaniAmarildo Gjoni ka gjetur golin, në sfidën që po luhet në këto çaste mes…

6 minutes ago

Perinski: Sick leave may continue after five days

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Zllatko Perinski, tha në intervistën e sotme për "Republikën" se ndryshimet e propozuara në…

6 minutes ago

Hashish discovered in a package from Spain, North Macedonia’s Customs files criminal charges against Tetovo resident

Hashash me peshë 700 gramë u zbulua nga oficerët doganorë gjatë kontrollit të një dërgese postare nga Spanja, e cila…

6 minutes ago

Ministry of Education and Science considers replacing the student meal subsidy with vouchers

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton ndryshimin e mënyrës së subvencionimit të ushqimit studentor. Ministrja Vesna Janevska deklaroi në…

7 minutes ago

Kurti and Hamza to meet today, changes to the Law on Specialized Chambers expected to be discussed

Një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pritet të zhvillohet gjatë ditës së…

7 minutes ago

Ganimete Musliu leaves the Administration Committee meeting

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka lëshuar sot mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim…

8 minutes ago