Categories: maqedoni

Shasivari përmbush zotimin, fton studentët për konsultime mbi provimin e jurisprudencës në shqip

Përfaqësuesit e studentëve dhe dekanët e pesë Fakulteteve juridike të pesë Universiteteve në vend janë ftuar zyrtarisht nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, në një takim me karakter konsultativ dhe informues. Ftesa është dërguar më 6 tetor 2026, ndërsa gjatë takimit do të paraqiten propozimet për zgjidhje ligjore dhe do të shpjegohet zbatimi i tyre në praktikë.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, Ministria e Drejtësisë do ta presë këtë takim të hënën, më 19 tetor, në orën 11:00.

Kjo nismë është pjesë e angazhimeve ligjore të Ministrisë së Drejtësisë për t’u dhënë trajtim institucional kërkesave të studentëve të pesë fakulteteve juridike në vend.

Në dallim nga ministri i mëparshëm, Igor Fillkov, Jeton Shasivari e mbështet veprimtarinë e tij institucionale te dialogu, konsultimi me palët dhe komunikimi i hapur. Me këtë qasje, ai dëshmon se roli i institucioneve është t’u shërbejnë qytetarëve, duke u treguar të hapura ndaj kërkesave dhe shqetësimeve të tyre.

të fundit

Luis Suarezi: Pa Brendan Rodgersin, karriera ime mund të kishte marrë tjetër drejtim

Luis Suarezi ka zbuluar se sa i rëndësishëm ishte Brendan Rodgers në karrierën e tij, duke pranuar se pa trajnerin…

6 seconds ago

Bayerni U19 mposhtet nga VigingU, Osmani dhe Gashi startojnë si titullarë në UEFA Youth League

Mesfushorët shqiptarë Erblin Osmani dhe Yll Gashi kanë qenë titullarë te Bayerni U19 në humbjen 2-0 ndaj Vikingut U19, në…

29 seconds ago

Gaz lotsjellës dhe përforcime policore në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit rezistojnë duke kërkuar dorëheqje

Forca të shumta policie po shtohen në rrugën e Durrësit. Protesta gjatë ditës së sotme është shoqëruar me kaos e…

12 minutes ago

Pas kërkesës për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë, flet ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shërbimi ndaj vendit, nderi më i madh i jetës sime

Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…

24 minutes ago

Salianji për protestën studentore: Zemërimi ndaj keqqeverisjes dhe qëndresa e të rinjve dëshmojnë se Shqipëria ka ende shpresë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…

26 minutes ago

Incidentet pranë Ministrisë së Arsimit, policia njofton shoqërimin e 23 personave dhe lëndimin e 6 efektivëve e një gazetareje

Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit…

29 minutes ago