Kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, e ka cilësuar si të keq, madje të dëmshëm, ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që është propozuar nga Qeveria. Sipas tij, ky draft është në thelb i njëjtë me balancuesin, me të vetmin ndryshim se ka një emërtim tjetër.
Ai u bëri thirrje deputetëve shqiptarë të tregohen të kujdesshëm, duke vlerësuar se bëhet fjalë për ligje që synojnë, siç tha ai, ta çmontojnë gradualisht Marrëveshjen e Ohrit. Po ashtu, Sela akuzoi OBRM-PDUKM-në se po përpiqet ta djegë këtë të drejtë që del nga Marrëveshja e Ohrit.
None found
“Unë mendoj se ky ligj është shumë i dëmshëm, është shumë i dëmshëm dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që të kenë kujdes, ligjet e tilla të cilat kanë për qëllim që avazh avash ta çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është çështje interesash personale dhe individuale. Ky ishte mesazhi që ja dhashë edhe zv kryeministrit Bekim Sali, nëse ka ndërgjegje ta kuptojë, i thash ky ligj s’është për ty, as për mua, s’është as për Shkëlzenin sepse unë i kam kaluar 53″.
“Ky ligj është projeksion i ardhmërisë së gjeneratave që vinë, i atyre studentëve që protestojnë, i fëmijëve që i keni në shtëpi dhe atyre që ndoshta nuk kanë lindur, i nipërve dhe stërnipërve. Kështu që ky ligj assesi nuk duhet të kalojë……Balancuesi që merret si krahasim me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është e njëjta gjë, është e njëjta gjë, vetëm paketimi i emrit është ndryshme. OBRM-PDUKM mundohet që ta harxhojë, ta djeg edhe këtë të drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Sela në Alsat.
Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një marshimi të gjatë në rrugët kryesore të Tiranës. Qytetarët marshuan…
FIFA po planifikon një ndryshim të madh për finalen e Kupës së Botës 2026, duke synuar që pushimi i pjesës…
Dashi Dite plot ngjyra do jete kjo e sotmja per te dashuruarit. Shume gjera do fillojne te ndryshojne njehere e…
Pedro Porro ishte një nga heronjtë e Spanjës në fitoren 2:0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026,…
Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një marshimi të gjatë në rrugët kryesore të Tiranës. Qytetarët marshuan…
Spanja ka siguruar një avantazh të rëndësishëm para finales së Kupës së Botës 2026, pasi rezervoi biletën për aktin final…