Categories: maqedoni

Ziadin Sela kritikon zhvillimet në Kosovë dhe reagimin e klasës politike

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar për situatën politike në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar të turpshëm vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Të lidhura

None found

Sela ka rikujtuar se, gjatë përpjekjeve për të shpjeguar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe mënyrën e kapërcimit të ngërçit politik, kishte thënë se faktorët politikë shqiptarë duhet të nisin nga refuzimi i mekanizmit përmes të cilit klasa politike maqedonase e përdor deputetin shqiptar. Sipas tij, përfaqësuesit e popullit shndërrohen kështu në instrumente kundër interesave të qytetarëve.

Ai thekson se ky mekanizëm lidhet vetëm me joshjen përmes pushtetit, ndërsa zgjidhja, sipas tij, është çlirimi nga varësia ndaj pushtetit dhe rikthimi te nevojat e demosit si entitet.

Sela shprehet se kjo dukuri ka prekur mbarë shoqërinë shqiptare, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, por edhe në Kosovë, e cila, sipas tij, në ditët e sotme përbën një zhgënjim të madh.

“Është vërtet e turpshme shpallja e Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së. Por turpi i kalkulimeve për pushtet nga klasa politike në Kosovë, pa asnjë përjashtim, në një moment kur nevojitet më shumë se kurrë unitet, e tejkalon shumëfish këtë turp”, ka shkruar Sela.

të fundit

Students move protest to Prime Minister’s Office as chants ring out: “Rama in jail, Berisha in jail!

Studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. “Rama…

6 minutes ago

Filipçe seeks answers on pensions for 11,000 retirees as Alta Bank branches and cards stop working

Kryetari i LSDM-së, Venko Flipce, në konferencën e sotme për shtyp, i bëri thirrje Guvernatorit Trajko Slaveski të përgjigjet se…

6 minutes ago

AUV turns back 1,068 kg shipment of potato chips after acrylamide tests

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve zyrtare në kufi, ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1,068 kg patatina…

7 minutes ago

Father of 27-year-old murder suspect taken to Gjilan Court

Brahim Demiri, babai i 27-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e tij dhe të foshnjës katërmuajshe, është sjellë nën përcjelljen e…

7 minutes ago

Filipçe kërkon përgjigje për pensionet e 11 mijë pensionistëve, teksa degët dhe kartat e Alta Bankës nuk punojnë

Kryetari i LSDM-së, Venko Flipce, në konferencën e sotme për shtyp, i bëri thirrje Guvernatorit Trajko Slaveski të përgjigjet se…

8 minutes ago

Studentët zhvendosin protestën para Kryeministrisë (VIIDEO)

Studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. “Rama…

10 minutes ago