Categories: maqedoni

Sali: Rruga drejt BE-së duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ishte pjesë e Konferencës për Ballkanin Perëndimor të zhvilluar në Vjenë, e organizuar me ftesë të ministres austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer.

Të lidhura

None found

Gjatë debatit mbi perspektivën e rajonit, Sali deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të prodhojë rezultate konkrete për qytetarët edhe para anëtarësimit të plotë. Ai u ndal veçanërisht te të rinjtë, duke kërkuar më shumë mundësi për studime, formim profesional, praktika pune, kërkim shkencor dhe shkëmbime me vendet partnere të Evropës.

“Për të rinjtë tanë, e ardhmja evropiane duhet të nënkuptojë mundësi reale për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e tyre”, u shpreh Sali.

Si shembuj të integrimit gradual, ministri përmendi lehtësimin e qarkullimit tregtar përmes Korsive të Gjelbra, përfshirjen në SEPA dhe bashkëpunimin në fushën digjitale. Sipas tij, këto janë përfitime të drejtpërdrejta që afrimi me BE-në mund t’u ofrojë qytetarëve dhe bizneseve.

Sali theksoi gjithashtu se zgjerimi i pjesëmarrjes në programet, politikat dhe tregun e përbashkët evropian duhet të mbështetet te kritere transparente, zbatimi i reformave dhe respektimi i sundimit të ligjit.

Ai përsëriti se Maqedonia e Veriut është e vendosur të vijojë reformat dhe të punojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht, ministri kërkoi që procesi i zgjerimit të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm, ndërsa rezultatet e vendeve kandidate të maten mbi bazën e kritereve objektive evropiane.

Në mbyllje të konferencës, Bekim Sali shprehu mirënjohje për Austrinë për organizimin e aktivitetit dhe për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Tags: Bekim sali

të fundit

Tirana nesër me tri protesta, në tubime pedagogët, studentët dhe PD-ja

Ditën e nesërme në Tiranë janë njoftuar paralelisht tri protesta, të cilat do të zhvillohen në orare të ndryshme. Sipas…

1 minute ago

Netanyahu urdhëron mbylljen e plotë të Bregut Perëndimor pas plagosjes së pesë izraelitëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar mbylljen e Bregut të pushtuar Perëndimor pasi pesë izraelitë mbetën të plagosur prej sulmi…

3 minutes ago

Flamurtari synon fitoren ndaj Besëlidhjes së Mirel Josës pas barazimit me Pogradecin; nis sfida në Vlorë

Flamurtari - Besëlidhja LIVEFlamurtari 0 – 0 Besëlidhja1’ – Nis ndeshja në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës [...]Read More...

3 minutes ago

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 25 nëntor: Fokusi te integrimi gradual në tregun europian

Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër…

3 minutes ago

Carrick premton rikthimin e identitetit të Manchester United pas humbjes së rëndë ndaj Comos

Michael Carrick u ka lëshuar një mesazh të zjarrtë mbështetësve të Manchester United, duke pranuar përgjegjësinë për formën e dobët…

4 minutes ago

Gramshi fiton 3-0 ndaj Eagle Football dhe ngjitet përkohësisht në krye të Grupit A

GramshiKa përfunduar ndeshja hapëse e javës së 5-të në Kategorinë e Dytë, Grupi A, mes Eagle Football dhe Gramshit [...]Read…

9 minutes ago