Categories: maqedoni

Rrugë e shpejtë nga Radovishi drejt kufirit bullgar, Nikolloski pret nisjen e punimeve në vjeshtë

Një rrugë e shpejtë është planifikuar të lidhë Radovishin me kufirin e Bullgarisë, duke kaluar nëpër Strumicë dhe Novo Sellë.

Të lidhura

None found

Ministri i Transportit, Aleksandër Nikollovski, bëri të ditur se është hapur procedura për zgjedhjen e kompanisë që do të hartojë dokumentacionin dhe studimet për projektin. Afati për dorëzimin e ofertave është 8 tetori. Sipas synimit, infrastruktura e re do të shërbejë si korridor rrugor mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Synojmë të ndërtojmë një rrugë të shpejtë nga Radovishi, nëpër Strumicë e deri në Novo Sellë, pranë kufirit me Bullgarinë, duke krijuar një tjetër lidhje me Republikën e Bullgarisë përmes autostradës ose rrugës së shpejtë”, deklaroi Nikolloski.

Hartimi i dokumentacionit dhe studimeve pritet të zgjasë gjashtë deri në nëntë muaj. Pas përfundimit të tyre, do të përzgjidhet kompania që do të kryejë punimet. Projekti do të financohet nga fondet vetanake të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, ndërsa ministri pret që punimet në terren të nisin deri në vjeshtë, nëse procedurat ecin sipas planit.

“Do të përdorim mjetet vetanake të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Ndërmarrja ka gjendje të mirë financiare dhe të hyra të mira, prandaj do të mund ta realizojmë projektin. Nuk dua ta paraqes si premtim, por nëse gjithçka shkon mirë dhe përzgjedhja kryhet siç duhet, fillimisht për kompaninë konsulente e më pas për atë ndërtuese, pres që deri në vjeshtë të nisin punimet në terren”, tha Nikolloski.

Ministri sqaroi se rruga e parashikuar do të vazhdojë përtej Strumicës dhe do të arrijë deri te kufiri me Bullgarinë. /tv21

të fundit

Drena” ndalon shfrytëzimin e ujit në Skenderaj pas inspektimit të MMPH-së

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i MMPH-së, në bashkëpunim me IHMK-në, ka kryer inspektime te operatori…

8 minutes ago

I jep fund jetës i dënuari në burgun e Reçit, pasi vrau gruan familjarët “e braktisën”, asnjë takim që nga 2025

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Agron Llapushi, 49 vjeç, është gjetur i varur…

11 minutes ago

Prosecutor seeks detention for food agency inspector suspected of taking €250 bribe from a company

Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV-së) dyshohet se ka kërkuar dhe marrë 250 euro ryshfet për të…

15 minutes ago

Bus completely destroyed by fire near the entrance to the Krrabë Tunnel

Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në afërsi të hyrjes së Tunelit të Krrabës. Nga zjarri…

15 minutes ago

If you speak, she will bury you” / Artan Hoxha: Vlora Hyseni attacked Klodiana Lala to send a message to others

Gazetari Artan Hoxha foli në “Kjo Javë” në News24 edhe për përplasjen e ndodhur mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit,…

16 minutes ago

Hafi Hoxha supports Donika Gërvalla after ruling on former KLA leaders

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare…

17 minutes ago