maqedoni

Rritet për 2.8 për qind prodhimi industrial në Maqedoni për muajin janar

Indeksi i prodhimeve industriale në muajin janar të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është më i madh për 2,8 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit janar të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 14.2 për qind, në sektorin Industri përpunuese shënon rritje për 8.1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie për 21.7 për qind.

Të lidhura

None found

Rritja në sektorin Industria përpunuese është si rezultat i, para së gjithash, rritjes së prodhimit të reparteve vijuese: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimit të tekstilit, Prodhimit të kemikaleve dhe prodhimeve kimike, Prodhimeve të produkteve themelore dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve nga goma dhe prodhimi i masave plastike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i prokukteve të fabrikuara të metaleve, përveç makinerisë dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmën rikomrkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin janar të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 19.7 për qind dhe Prodhimeve kapitale për 41.2 për qind, ndërkaq rënie kemi tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13.0 për qind, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 26.7 për qind, dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.8 për qind.

të fundit

Shasivari – Qehaja Meeting: Strengthening Judicial Coordination and Deepening Reforms between the Two Countries

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian…

9 seconds ago

Mexhiti calls on opposition parties: Support two key bills for Albanians

Një nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka ftuar opozitën shqiptare që të mbështesin propozimet e pushteti për Ligjin për…

32 seconds ago

Ulutash: After adjustments, KFOR forces will return to Kosovo if the situation demands

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në një intervistë për “Info Magazine” , ka folur për vendimin e NATO-s për optimizimin e…

1 minute ago

European Union questioned after criticism over dismissal of Serbian prosecutors; Kosovo insists on rule of law

Bashkimi Evropian kritikoi vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila dekretoi lirimin nga detyra…

2 minutes ago

Internal Clashes in LDK: Gani Mehmeti Explains Why Abdixhiku Has Lost Control Over the Party

Situata brenda LDK-së ka marrë një kthesë të re pas nismës për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm, ku një…

2 minutes ago

Takimi Shasivari – Qehaja: Forcim i bashkërendimit në drejtësi dhe thellim i reformave mes dy vendeve

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian…

3 minutes ago