Categories: maqedoni

Risteski: Karta digjitale do t’i japë fund pritjeve të studentëve në sportele

Studentët së shpejti mund ta përdorin transportin publik falas përmes një karte digjitale. Sipas Ljupço Risteskit nga Qyteti i Shkupit, përgatitjet për aplikimin e këtij sistemi janë drejt përfundimit, falë angazhimit të Kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe drejtuesve të Shërbimit të Transportit Publik.

Të lidhura

None found

Me aktivizimin e kartës së re, studentët nuk do të kenë më nevojë të paraqiten në fakultet për konfirmim, të presin në radhë pranë sporteleve të Shërbimit të Transportit Publik apo të mbajnë dokumente në format letre, deklaroi Ristevski.

Ai e cilësoi këtë një ndryshim të kërkuar prej kohësh nga studentët, duke theksuar se nevoja për një zgjidhje të tillë është e arsyeshme.

Sipas tij, qyteti ka marrë parasysh shqetësimet e studentëve dhe po i jep zgjidhje një procedure administrative që për vite u ka konsumuar kohë dhe energji. Ristevski nënvizoi se këtë e kupton çdo student që është detyruar të presë fillimisht për konfirmimin dhe më pas për validimin e kartës, veçanërisht në nisje të vitit akademik, kur krahas leksioneve dhe ushtrimeve duhet të përmbushen edhe detyrime të tjera universitare.

Studentët do të informohen me kohë për datën e nisjes së aplikimit dhe mënyrën e aktivizimit të kartës digjitale. UMS-ja ka bërë të ditur se do të vijojë të ngrejë çështje me rëndësi për të rinjtë në Shkup, të mbështesë nismat e tyre dhe të ndjekë nga afër zbatimin e ndryshimit, duke përcjellë edhe sugjerimet e komentet e studentëve.

të fundit

Ymeri: Deklaratat e PDK-së dhe VV-së për Hagën pritet të votohen nesër

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka njoftuar se nesër në Kuvend pritet të hidhen në votim deklaratat e PDK-së dhe…

1 minute ago

Rama kritikon SPAK dhe GJKKO pas publikimit të mesazheve të Vlora Hysenit me Ergys Agasin

Kryeministri Edi Rama u justifikua në lidhje me skandalin në SHISH, ku SPAK vendosi masë sigurie për ish-drejtuesen Vlora Hysenin.…

9 minutes ago

Rama u përgjigjet kritikëve: Kundërshtarët e mi janë të përdalët e rrugëve opozitare dhe dashtakzemërakët e ish-rrugëve qeveritare

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se nuk ka prekur kurrë paratë dhe pronat e shqiptarëve. Rama tha…

11 minutes ago

Këlliçi akuzon Ramën për mungesë përgjegjësie në skandalin e SHISH: Normalizoi goditjen ndaj sigurisë kombëtare

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit…

21 minutes ago

Nagavci: Drejtësia mund të vonojë, por kërkimi për të nuk duhet të ndalet pas arrestimeve në Zubin-Potok

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, pas arrestimit të nëntë personave të dyshuar për krime lufte në Komunën e Zubin-Potokut,…

23 minutes ago

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shkak bombola e gazit

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Lagjen 12 të Korçës, duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për…

26 minutes ago