Categories: maqedoni

Mbi 700 ankesa të studentëve për problemet me standardin dhe shërbimet

Studentët në vend po përballen me një sërë vështirësish, përfshirë mospërshtatjen e subvencionit për vaktin studentor me inflacionin, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit në konvikte, vonesat në shpërndarjen e bursave, kostot e larta të transportit ndërurban dhe parregullsitë e evidentuara gjatë provimeve.

Në harkun kohor të gjashtë muajve, platforma e pavarur studentore “Studentaria” ka pranuar mbi 700 raportime. Për problemet e paraqitura kanë votuar gjithashtu më shumë se 1.200 studentë.

Të lidhura

None found

Ana Shopovska nga “Studentaria” vlerëson se standardi studentor lidhet edhe me marrjen e informacionit në kohë dhe me komunikimin efikas ndërmjet studentëve dhe institucioneve përgjegjëse.

“Standardi studentor nuk kufizohet vetëm te shuma e bursave, subvencionimi i shujtës studentore apo kushtet në dhomat e studentëve. Ai përfshin edhe të drejtën e studentit për të ditur me kohë përse është vlerësuar me një notë të caktuar, ku mund të ankohet kur mendon se i janë cenuar të drejtat dhe nëse institucionet do të reagojnë brenda afatit”, deklaroi Ana Shopovska nga Platforma Studentore “Studentaria”.

Goshe Nikollov, po nga kjo platformë, tha se subvencioni ditor për vaktin studentor vijon të jetë 140 denarë dhe nuk është ndryshuar që nga viti 2023, ndonëse ligji parashikon përshtatjen e tij sipas inflacionit. Ai përmendi si shqetësim edhe ndërprerjen e së drejtës për vaktin e subvencionuar, kur fakultetet nuk i dërgojnë në kohë të dhënat në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh).

“Mbështetja shtetërore për studentët mbetet e njëjtë, por me të njëjtën shumë që mund të blinin në vitin 2023, sot nuk mund të blejnë më të njëjtat gjëra. Kërkesa e tyre është vetëm zbatimi i ligjit”, theksoi anëtari i Platformës Studentore “Studentaria”, Goshe Nikollov.

Rritja e tarifave të transportit ndërurban është një tjetër çështje e ngritur nga studentët, sipas Aleksandar Nikollovskit, anëtar i platformës studentore “Studentaria”.

“Nëse Qeveria ka vendosur që studentët në Shkup të udhëtojnë pa pagesë në transportin publik urban, e njëjta mundësi duhet të vlejë edhe për studentët nga qytetet e tjera. Përndryshe, ata trajtohen në mënyrë diskriminuese. Studentët në Ohër, Prilep dhe Tetovë nuk e gëzojnë këtë të drejtë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski nga Platforma Studentore “Studentaria”.

Platforma digjitale u ka dhënë studentëve mundësinë të raportojnë shqetësimet dhe problemet e tyre. Rekomandimet parashikojnë që institucionet kompetente të marrin masa konkrete, të rishikojnë procedurat dhe të informojnë në mënyrë transparente për hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e rasteve të raportuara.

të fundit

More than 700 student complaints about problems with standards and services

Mospërputhja e shumës së subvencionit për vaktin studentor me inflacionin, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit në konviktet studentore, vonesat…

8 minutes ago

Gashi after Arlinda Zekaj’s killing: Institutions are responsible

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.…

8 minutes ago

Peja residents light candles for Arlinda Zekaj after her killing

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik…

9 minutes ago

IPK verifikon trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton opinionin publik se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve…

9 minutes ago

Kurti calls for a full investigation into Arlinda Zekaj’s murder: She warned of the danger but was not protected

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë…

9 minutes ago

Deliu-Kodra calls for resignations after Arlinda Zekaj’s murder: Institutions failed to protect her

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje nga përfaqësuesit institucionalë pas vrasjes së…

10 minutes ago