maqedoni

Reagime nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, Daçiq: Politikë antiserbe

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e dhënë dje se vendi do të jetë një nga bashkësponzoruesit e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e vlerësoi si “paturpësi” dhe e pyeti nëse donte të dorëzonte një Rezolutë për gjenocidin e serbëve në Jasenovac, së bashku me Serbinë.

Të lidhura

None found

“Ky është cinizmi që ekziston në zonat tona, se është e rëndësishme të bëhet një politikë antiserbe dhe mbi të gjitha, ata na ftojnë të marrim pjesë në të. A duhet të jemi në anën e nazistëve që të respektohemi”, tha Daçiq në TV B92.

Vendimin e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut e ka komentuar edhe ish shefi i BIA-s dhe ish ministri serb i Mbrojtjes, Aleksanda Vulin.

“Maqedonasit veriorë e dinë se vota e tyre nuk do të thotë asgjë as për emrin apo gjuhën e tyre, ata duhet të kishin abstenuar nëse nuk mund ta mbështesin Serbinë”, tha Vulin.

Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar linjën e reagimeve nga Beogradi. “Fakti që Aliu, Bujari, Talati… punojnë kundër serbëve, të kundërtën nga vullneti i maqedonasve, është shkatërrues për shtetin”, thuhet në reagimin e Stoilkoviqit.

Maqedonia e Veriut është kosponsor, së bashku me Gjermaninë, SHBA-në dhe vende të tjera, të një Rezolute në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

Tags: Bujar Osmani

të fundit

Juventusi vihet pas Tijjani Reijnders, nisin kontaktet me Manchester Cityn

Juventusi ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për një transferim të mundshëm të Tijjani Reijnders, pasi klubi italian po shqyrton…

4 minutes ago

496 zyrtarë të rinj nisin detyrën në Policinë e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se Policisë së Maqedonisë së Veriut sot iu bashkuan 496 zyrtarë të…

6 minutes ago

Balluku Charged with New Offenses, Bardhi: Rama’s Political Protection Is Keeping Her Out of Handcuffs

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur për…

16 minutes ago

Braçe blames traders for raising fuel prices at the weekend and calls for the return of the Transparency Board

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve në vend, duke akuzuar tregtarët se…

17 minutes ago

Balluku leaves SPAK after being informed of charges and investigation extended by 3 months

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku u paraqit ditën e sotme në SPAK. Pas rreth 20 minuta, Balluku ka lënë ambientet e SPAK,…

17 minutes ago

APK regjistron 41 sinjalizime të jashtme për shkelje të detyrës zyrtare brenda gjashtë muajve

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur se k pranuar 41 raste të sinjalizimit të jashtëm gjatë gjashtëmujorit…

17 minutes ago