Categories: maqedoni

QMK sjell aplikacionin e ri të emergjencës, me dërgim vendndodhjeje, fotografish dhe videosh

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamet Ali, bëri të ditur se qytetarët së shpejti do të kenë në dispozicion aplikacionin e ri „Where Are You?“ (Ku Je?), i cili synon të përshpejtojë dhe lehtësojë komunikimin me shërbimin 112 gjatë rasteve emergjente.

Të lidhura

None found

Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit do të mund të përcjellin vendndodhjen e tyre të saktë, si edhe të dërgojnë fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, do të ofrohet edhe mundësia për komunikim të drejtpërdrejtë me video me Qendrën e Operacioneve.

Një tjetër risi që do të përfshihet është funksioni „Silent Call“, i menduar për viktimat e dhunës në familje dhe personat që ndodhen në rrezik, në mënyrë që ata të kërkojnë ndihmë në heshtje dhe në mënyrë të sigurt, pa qenë të detyruar të flasin.

Sipas QMK-së, përfshirja e këtyre funksioneve të reja është pjesë e vazhdimit të modernizimit të sistemit 112, me synimin për të rritur sigurinë e qytetarëve, për të mundësuar transmetim më të saktë të informacionit dhe për të siguruar reagim më efikas nga shërbimet kompetente në situata emergjente./Telegrafi/

të fundit

Sazan Guri në protestë: Ky kryeministër do të largohet, rrethimi i tretë do të jetë fizik për parlamentin dhe qeverinë

Protesta masive përpara Kryeministrisë, e cila po vijon pandërprerë, ka pasur mes folësve të saj edhe ambientalistin Sazan Guri. Gjatë…

12 minutes ago

Messi festohet nga Argjentina pas përmbysjes ndaj Egjiptit, bashkëlojtarët e ngritën në ajër kapitenin

Kapiteni argjentinas mori gjithë dashurinë nga bashkëlojtarët pas një tjetër nate historike. Lionel Messi u bë pjesë e një momenti…

16 minutes ago

Berisha për protestën: Duhet të përmbyllet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në…

28 minutes ago

Tirana zyrtarizon Joseph Colley, firmë 2-vjeçare me ish-mbrojtësin e akademisë së Chelsea-t

Tirana - ChelseaJoseph Colley është futbollisti më i ri i Tiranës [...]Read More...

28 minutes ago

Lionel Messi shpërthen në lot gëzimi pas rikthimit spektakolar të Argjentinës ndaj Egjiptit

Lionel Messi nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet pas fitores dramatike të Argjentinës 3-2 ndaj Egjiptit në fazën e 1/8-tave…

29 minutes ago

Marta Kos: No EU candidate country has had, or can have, guarantees during the accession process

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se asnjë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka…

31 minutes ago