Categories: maqedoni

QMK-ja bashkërendoi evakuimin e sigurt të dy të huajve nga zona e Piribegut

Në orën 08:22 të ditës së sotme, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) mori përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112 njoftimin për dy shtetas të huaj që, teksa ngjiteshin drejt majës së Piribegut, u zunë nga moti i keq. Ata u strehuan në një objekt malor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pranë kufirit me Republikën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Vlerësimi i qasjes në vendngjarje tregoi se nga Maqedonia e Veriut objekti mund të arrihej vetëm në këmbë. Për shkak të kushteve atmosferike, udhëtimi deri atje do të zgjaste mbi gjashtë orë në një drejtim. As ndërhyrja me helikopter nga kjo anë nuk ishte e mundur, për shkak të shiut dhe mjegullës. Nga ana e Kosovës, ndërkaq, kishte rrugë të kalueshme prej qendrës së skijimit në Brezovicë deri te objekti ku ndodheshin dy personat.

Pas marrjes së njoftimit, Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) – Tetovë lajmëroi institucionet përkatëse: Stacionin Policor në Tearcë, Qendrën e Urgjencës (QU) në Tetovë, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Njësinë Rajonale në Tetovë dhe udhëheqësin e QRMK-së – Tetovë. Po ashtu, Qendra Operative e Kujdestarisë pranë QMK-së njoftoi udhëheqësin e sektorit, zëvendësudhëheqësin e kësaj qendre dhe Kabinetin e drejtorit.

Me udhëzim të drejtorit të QMK-së, udhëheqësi i QRMK-së – Tetovë u lidh me NP „Pyjet Kombëtare“ – dega Tetovë. Nga kjo ndërmarrje u bë e ditur se do të njoftoheshin kolegët në Kosovë për organizimin e evakuimit. Meqë terreni ishte më lehtë i arritshëm nga Kosova, u vlerësua se mënyra më e përshtatshme ishte transportimi i personave me automjet përmes rrugës nga ana kosovare. Gjatë koordinimit u kontaktua edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Në orën 11:45, Qendra Operative e Kujdestarisë pranë QMK-së komunikoi drejtpërdrejt me njërin prej shtetasve, fillimisht përmes telefonatës e më pas me SMS. Atij iu bë e ditur se një ekip nga Kosova do të mbërrinte për t’i evakuuar ata në mënyrë të sigurt.

Informacioni i përcjellë në orën 14:21 nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës konfirmoi se ekipet po mbanin komunikim të vazhdueshëm me dy personat. Të dy shtetasit e huaj ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe evakuimi i tyre parashikohej të kryhej rreth orës 16:00.

Në orën 16:50, QMK-ja u njoftua se dy shtetasit ishin gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportoheshin drejt një lokacioni në Shtërpcë, Republika e Kosovës.

Gjatë gjithë operacionit, Qendra për Menaxhim me Kriza bashkërendoi komunikimin mes shërbimeve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, për të mundësuar evakuimin e sigurt të personave.

të fundit

Kingji dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të…

6 minutes ago

Kurti: Presioni ndaj Serbisë, rruga për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon…

6 minutes ago

Raphael Glucksmann fiton bindshëm primaret e së majtës socialdemokrate në Francë me mbi 66% të votave

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…

9 minutes ago

Manchester City triumfon 0-3 në Anfield dhe ruan ecurinë pa humbje

Manchester City ka zhvilluar një paraqitje mahnitëse ndaj Liverpoolit për të vazhduar me rekordin pa humbje në Ligën Premier.“Qytetarët” zhvilluan…

14 minutes ago

Crisis Management Center coordinated the safe evacuation of two foreigners from the Piribeg area

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është…

14 minutes ago

England/ Immigration law changes aim to stop deportations being blocked through the European Convention

Kriminelët e huaj dhe emigrantët e tjerë nuk do të përfitojnë më nga paraqitja e rreme e rrethanave të tyre…

15 minutes ago