Categories: maqedoni

QMK: Dy zjarre mbeten aktive në Dollnen dhe Kërçovë, ndërsa ai afër Kavadarit është vënë nën kontroll

Në mbarë vendin, deri sot në orën 13:00, janë evidentuar gjithsej pesë zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, dy vazhdojnë të jenë aktive, një është nën kontroll, kurse dy të tjera janë shuar.

Të lidhura

None found

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se një nga vatrat aktive ndodhet në komunën e Dollnenit, afër fshatit Vrancë, ku flakët kanë përfshirë një arë me grurë. Zjarri tjetër aktiv është regjistruar në komunën e Kërçovës, prapa sallës sportive “Jançica”, dhe ka përfshirë bar të thatë.

Nën kontroll është vendosur zjarri pranë fshatit “Dolna Boshava”, në komunën e Kavadarit, ku më herët digjej bimësi e ulët.

Dy vatrat e shuara janë regjistruar në komunat e Zhelinës dhe Gostivarit. Në afërsi të fshatit Debërcë të Zhelinës ishte përfshirë nga flakët bimësi e ulët, ndërsa pranë fshatit Banjicë e Epërme të Gostivarit, afër fabrikës SAEM, digjeshin bar i thatë dhe mbeturina druri.

të fundit

Mercedes shënon rritje të fitimit, Porsche planifikon 5 mijë shkurtime pune

Dy prodhuesit gjermanë të automjeteve, Mercedes-Benz dhe Porsche, kanë publikuar rezultate të ndryshme financiare, me të parin që ka raportuar…

46 seconds ago

Volkswagen krijoi një Golf me 1,000 kuaj-fuqi, por debutimi përfundoi keq

Volkswagen ka ndërtuar disa Golf të mrekullueshëm gjatë viteve, duke përfshirë një me një motor W12 që dërgonte fuqinë në…

1 minute ago

Audi prezanton Q9, SUV-in më të madh të markës, vetëm me motor nafte

Audi ka një model të ri kryesor, dhe është gjigant. Q9 është një SUV luksoz me shtatë vende në madhësi…

1 minute ago

Florian Nesimi tallet me reagimin e Apasievit për shqipen në Ministrinë e Drejtësisë: Si do të përgjigjet kur edhe provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip?

Florian Nesimi ka reaguar ndaj kritikave të liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, lidhur me vendimin e ministrit të Drejtësisë,…

2 minutes ago

BE: Sqarimi i fatit të personave të zhdukur, pjesë thelbësore e dialogut

Bashkimi Evropian ka porositur se ndihma për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur mbetet një element shumë i rëndësishëm…

3 minutes ago

Kurti: Serbia nuk do ta pengojë Kosovën të zbardhë fatin e të zhdukurve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pengesat e vazhdueshme nga Serbia për zbardhjen e fatit të personave të…

3 minutes ago