Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se gjatë ditës janë evidentuar gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, tetë janë shuar, një është vendosur nën kontroll, ndërsa dy vazhdojnë të jenë aktive.
None found
Të dhënat e mbledhura deri në orën 18:00 tregojnë se një nga zjarret aktive ndodhet pranë fshatit Rapesh, në Komunën e Novacit, ku flakët kanë përfshirë bimësi të ulët. Zjarri tjetër është regjistruar afër fshatit Govrlevë, në Komunën e Sopishtes, dhe ka përfshirë bimësi të ulët dhe pyje me kërcell të ulët.
Ndërkohë, është vënë nën kontroll zjarri përgjatë shtegut që lidh fshatin Belicë, në Komunën e Makedonski Brodit, me lokalitetin Jasen, në Komunën e Sopishtes. Në këtë zonë janë prekur pyje të përziera dhe pyje me kërcell të ulët.
Tetë vatrat e shuara gjatë ditës ishin në sipërfaqe të hapura. Ato u regjistruan pranë fshatit Raoviq, në Komunën e Sarajit; në rrugët “Alpi” dhe “Boro Menkov”, në Komunën e Butelit; afër fshatit Mralinë, në Komunën e Ilindenit; ndërmjet fshatrave Ednokuçevë dhe Monospitovë, në Komunën e Bosilovës; në rrugën “Vera Ciriviri” në Veles; si dhe pranë fshatrave Vranishtë dhe Misleshevë, në rajonin e Strugës.
Një pikturë e realizuar në vitin 1960 nga artistja e njohur japoneze Yayoi Kusama është shitur për 14.7 milionë dollarë…
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Irlandës, me…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.…
Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet…
Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e…