Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 07:30 të mëngjesit janë evidentuar 31 vatra zjarri në ambiente të hapura. Prej këtyre, tre janë ende duke u përhapur dhe katër të tjera janë vënë nën kontroll nga ekipet e ndërhyrjes.
None found
Flakët aktive po përfshijnë zonën mes fshatrave Burinec, Lokov, Sellce dhe Elevci në territorin e Komunës së Strugës, si dhe afër fshatit Belica në Komunën e Makedonski Brodit. Një tjetër vatër zjarri është duke u zhvilluar pranë fshatit Brest, që ndodhet në Komunën e Çuçer-Sandevës.
Ndërsa katër zjarret që janë tashmë në kontroll përfshijnë atë pranë fshatit Bençe në Makedonski Brod, afër fshatit Tajmishte në Komunën e Kërçovës, si dhe në zonën e fshatit Graçan në Komunën e Gjorçe Petrovit. Gjithashtu, në Dellçevë, një deponi ilegale mbeturinash është përfshirë nga flakët, por situata atje po mbahet nën kontroll.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e ka vlerësuar si të vonshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës…
Pas disa orë kërkimesh, sot (16.11.2026), në orën 10:15, në fshatin Kalen, në rajonin e Mariovës, është gjetur alpinisti 62-vjeçar,…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur sot se marrëveshja për Sigurime…
NATO ka vendosur të reduktojë takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të zhvillojë në Shqipëri samitin e liderëve…
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në dy sulme të përgjakshme me armë zjarri në Afrikën e Jugut, në…
Pas dorëheqjes nga detyra e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro ka reaguar me një mesazh…