Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëri të ditur se deri në orën 07:30 të mëngjesit, në mbarë vendin janë evidentuar 51 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 42 janë shuar, katër janë vënë nën kontroll dhe pesë vazhdojnë të jenë aktive.
None found
Vatrat aktive ndodhen mbi fshatin Moranë; në hapësirën ndërmjet Vrtekicës dhe Gaberit, në Komunën e Studeniçanit, ku flakët kanë përfshirë pyll të përzier; si dhe afër fshatit Baldovc i Vjetër, në Komunën e Bosilovës, ku digjen bimësi e ulët dhe shamak. Zjarre ka gjithashtu pranë fshatit Makovë, në Komunën e Novacit, afër fshatit Muzdivnjak, në Komunën e Kriva Pallankës, dhe në zonën e fshatit Loznan, në Komunën e Mogillës, ku janë përfshirë sipërfaqe me bimësi të ulët.
Katër zjarret e lokalizuara janë ai në deponinë e qytetit në Dellçevë, vatra në Novo Sellë në malin Ograzhden, zjarri në fshatin Manastirsko Dolenci të Komunës së Kërçovës dhe ai në fshatin Kopanicë, në Komunën e Jegunovcës.
Brenda 24 orëve të fundit, ekipet kanë shuar 42 zjarre në lokacione të ndryshme të vendit. Ndër komunat ku janë zhvilluar ndërhyrjet përfshihen Vrapçishti, Gostivari, Zhelina, Jegunovci, Tetova, Dellçeva, Probishtipi, Shtipi, Dibra, Debarca, Kërçova, Resnja, Prilepi, Krivogashtani, Manastiri, Ilindeni, Gazi Baba, Kisella Voda, Çairi, Zelenikova, Saraji, Gjorçe Petrovi, Shuto Orizarja, Makedonski Brodi, Kumanova, Tearca, Qendër Zhupa, Novaci, Dollneni dhe Likova.
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Delisufaj të Lushnjes pasditen e kësaj të enjteje, ku një automjet ka dalë…
Tottenham ka bërë një lëvizje të fortë për transferimin e Savinhos, duke i dorëzuar Manchester Cityt një ofertë zyrtare prej…
Qytetarët janë mbledhur sërish sot për të zhvilluar protestën e tyre të 75-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë…
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas vizitës së ministrit Blendi Gonxhja në…
Edhe pse kanë mbetur ende muaj deri në nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, kanë nisur…
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit ka takuar zyrtarët e Policisë së Kosovës,…