Bilanci i 24 orëve të fundit tregon se në vend janë evidentuar 27 zjarre në hapësira të hapura. Të dhënat i referohen situatës deri në orën 07:30 të 30 gushtit, ndërsa tetë vatra vazhdojnë të jenë aktive.
None found
Raporti i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se zjarret vijojnë në komunat Resnjë, Saraj, Petrovec, Jegunovcë, Çashkë, Prilep dhe Bogovinë. Flakët kanë përfshirë pyje të përziera e të ulëta, bimësi, deponi, si dhe hapësirën pranë kazermave të Prilepit.
Ndërkohë, autoritetet kanë arritur të vënë nën kontroll dy zjarre të mëdha: atë në zonën mes Gostivarit dhe Makedonski Brodit dhe zjarrin mbi fshatin Paligrad, në Komunën e Studeniçanit.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, ekipet në terren kanë lokalizuar dhe shuar 17 zjarre në rajone të ndryshme, mes tyre Manastiri, Dollneni, Prilepi, Strumica, Struga, Kumanova, Shtipi dhe disa komuna të Shkupit.
Komanda Qendrore po e ndjek situatën në mënyrë të pandërprerë dhe u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, si dhe të respektojnë ndalimin për ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura.
QMK thekson se tetë vatrat aktive kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm dhe përdorimin e të gjitha burimeve në dispozicion në terren, me qëllim që të parandalohet zgjerimi i mëtejshëm i zjarreve.
Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar gjatë muajit gusht në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Botë, ku në periudhën…
Ngjanë si godinë e braktisur! Shkyçja e energjisë elektrike e ka shndërruar në objekt fantazmë Shtëpinë studentore “Pellagonia” në Shkup.…
Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30 të 30 gushtit, në vend u regjistruan gjithsej 27 zjarre në…
Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Hysni Mehani, ka bërë të ditur se ka paditur për shpifje Hysni Gucatin, kryetar i…
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur shpresën se marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike…
Deputetja Vetëvendosjes Albulena Haxhiu është shprehur optimiste se do të arrihet një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, mes VV-së dhe…