Categories: maqedoni

Qeveria Mickoski 2 drejt riformatimit, priten lëvizje në disa ministri

Gjatë javës së ardhshme pritet të zbardhet përfundimisht se cilët emra do të largohen dhe cilët do t’i bashkohen kabinetit qeveritar të kryeministrit aktual Hristijan Mickoski, ku bëjnë pjesë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Kjo e fundit vazhdon të kundërshtojë ndryshimet dhe po zhvillon bisedime për të mbajtur pozitat ministrore që ka aktualisht.

Ndërkohë, në publik kanë nisur të qarkullojnë të dhënat e para nga negociatat mes partnerëve të koalicionit, megjithëse ende nuk ka vendime përfundimtare. Sipas INA, gjithnjë e më shumë po përflitet se ministra të rinj mund të emërohen në Drejtësi, Shëndetësi, Kulturë, Çështje Evropiane, Ministrinë për Bashkësitë Etnike, Bujqësi dhe Sport.

Të lidhura

None found

Lëvizja ZNAM nuk ka zgjedhur as t’i hedhë poshtë, as t’i konfirmojë zërat se mund të humbasë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Si alternativë, VMRO-DPMNE po i ofron asaj Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa kjo parti synon të marrë Ministrinë e Brendshme, Mbrojtjen ose Financat. Nga ZNAM kujtojnë se hyrja e tyre në qeveri para dy vitesh nuk ishte për ambicie personale, por për zbatimin e programit.

“Kemi pasur disa takime në nivel liderësh partiakë dhe ekipet negociuese po punojnë në vazhdimësi. Mbi tryezë janë të gjitha temat e hapura. Nuk ka marrëveshje përfundimtare për asnjë çështje. Presim epilog rreth mesit të javës së ardhshme,” deklaroi Nikolla Memov, zëdhënës i ZNAM.

Nëse konfirmohet largimi i Filkovit, posti i ministrit të Drejtësisë mund t’i kalojë një përfaqësuesi të koalicionit VLEN. Emri që po lakohet më së shumti është ai i profesorit universitar Jeton Shasivari, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Venecias.

Mes emrave që përmenden për zëvendësim është edhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Vetë ai komentoi sot spekulimet nëse do të vazhdojë apo jo në këtë detyrë.

“Unë nuk e kam filluar karrierën time me funksion politik dhe nuk besoj se do ta përfundoj karrierën time me funksion politik, sepse kjo nuk është e shëndetshme, e para për mua, dhe e dyta për infrastrukturën politike në vend – që të keni një njeri i cili me vite do të jetë në funksion politik. Kjo është një çështje institucionale, nuk është çështje personale, sepse unë nuk kam aplikuar, nuk ka pasur konkurs që të aplikoj për t’u bërë ministër, por ky është një funksion politik, institucional, dhe institucionet duhet të përgjigjen se kush do të jetë në krye të një ministrie, në këtë rast të Shëndetësisë,” deklaroi ministri aktual i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Për ta zëvendësuar Aliun po përmendet emri i ministrit të Çështjeve Evropiane dhe zëvendëskryeministrit Bekim Sali, i cili më herët e ka ushtruar këtë detyrë në qeverinë e drejtuar nga LSDM. Megjithatë, mbetet e hapur edhe mundësia që ky resor të merret nga VMRO-DPMNE.

Lëvizje të tjera po paralajmërohen edhe në Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Sportit dhe Ministrinë e Politikës dhe Punëve Sociale. Për Kulturën dhe Sportin po qarkullojnë emra kuadrosh nga VLEN. Sidoqoftë, detajet e para mbi emrat e mundshëm për postet ministrore pritet të bëhen të ditura në fundjavë. /INA/

të fundit

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike shqetësojnë Europën: si ndryshohet temperatura nga distanca dhe çfarë masash duhen marrë

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

9 minutes ago

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet amerikane, Musk bën shaka për «lazerët hapësinorë

Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…

9 minutes ago

Fishekzjarrët mbi De Kuip ndërpresin përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…

10 minutes ago

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

15 minutes ago

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

15 minutes ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

19 minutes ago