Categories: maqedoni

Mickoski paralajmëron ndryshime në Qeveri: S’do të ketë mirëkuptim për ministrat që nuk japin rezultate

Procesi për rikonstruimin e Qeverisë nis që sot, ndërsa sipas informacioneve, takimet e para me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM janë caktuar për nesër dhe të shtunën. Vetëm pas këtyre bisedimeve pritet të bëhet e qartë se cilët ministra dhe drejtorë do të largohen nga funksionet për shkak të mungesës së rezultateve në punë.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se tek ai kanë mbërritur informacione se disa ministra nuk po i përmbushin detyrimet e tyre, por po mjaftohen me privilegjet që u jep pushteti. Ai theksoi se nuk do të lejojë papërgjegjësi dhe as shmangie nga parimet mbi të cilat funksionon Qeveria.

Të lidhura

None found

“Është e qartë se ka edhe të tillë të cilëve kolltuku u është bërë më i dashur se kontakti me popullin. Marr informacione se një pjesë e ministrave dhe drejtorëve janë të paarritshëm për popullin, ndërsa ka edhe të tillë të cilëve udhëtimet private u janë bërë më të dashura se vizitat në fshatra dhe qytete. Nuk pranoj justifikime nga asnjë funksionar i emëruar se është i lodhur. Nëse është i lodhur, është e ndershme të largohet”, tha Mickoski.

Ndërkohë, pozita e ministrit të Politikës Sociale, Fatmir Limani, është vënë në pikëpyetje pasi ai u përplas me udhëheqjen dhe më pas u largua nga VLEN. Megjithatë, jozyrtarisht përflitet se ai ka raporte të afërta me Mickoskin dhe mund të mbetet pjesë e pushtetit, pavarësisht kërkesave të VLEN për shkarkimin e tij. Vetë Limani deklaroi sot se për të nuk ka aspak rëndësi nëse do të mbetet apo jo në funksion.

“Nëse jemi ministra apo jo, deri në datën e fundit duhet të shohim që t’i parandalojmë këto raste dhe jo të merremi me atë se kush do të jetë ministër i ardhshëm. Sa kanë qenë dhe sa kanë kaluar dhe sa ministra do të ketë këtu, gjithçka do të varet nga ajo se çfarë gjurme kemi lënë ne në këto salla dhe në ato ministri që kemi”, tha Limani.

Ajo që tashmë konsiderohet e sigurt është se zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar, pasi dorëheqja e tij është pranuar. Burime jozyrtare bëjnë të ditur gjithashtu se në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë mund të ketë edhe rishpërndarje të resorëve mes partnerëve të koalicionit.

të fundit

Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun…

7 minutes ago

Tragedy in the US: Enters a residence and kills four people, then takes his own life

Pesë persona u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda një rezidence në Gjeorgjia të SHBA-së, ditën e djeshme. [...]…

8 minutes ago

Powerful storms in Italy, floods sweep away vehicles and leave towns amid mud and ruins

Stuhitë e fuqishme që goditën Italinë gjatë natës shkaktuan përmbytje të mëdha, dëme materiale dhe situata të rrezikshme për banorët.…

8 minutes ago

Nine killed in a Pennsylvania home, including two children and a pregnant woman; suspected gunman found dead after hours-long standoff with police

Nëntë persona humbën jetën, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, pasi një person hapi zjarr në një banesë…

9 minutes ago

Transparency Board changes diesel and gasoline prices again, here’s how much a liter will cost

Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin e naftës dhe të benzinës. Kështu nafta është ulur me dy…

9 minutes ago

Pennsylvania, 9 killed by a gunman who took his own life after hours-long shootout with police

Nëntë persona humbën jetën, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, pasi një person hapi zjarr në një banesë…

10 minutes ago