Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka anuluar pesë avancime kuadrovike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat siç bëjnë të ditur nga atje, janë bërë me nënshkrim të njëanshëm, gjegjësisht të ministrit i cili është kuadër i VMRO-DPMNE-së.
“Qeveria, pas marrje së informacioneve nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, se me nënshkrim të njëanshëm, vetëm nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, janë sjell pesë akte për avancime kuadrovike dhe transferime në sektorë rajonalë të MPB-së dhe në Byronë për siguri publike, të njëjtat akte, si organ i shkallë së dytë, i ka shpallur si të prishura.
Në përputhje me Ligjin për Qeveri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të organizimit të zgjedhjeve për deputetë në Kuvend, ministri shtesë për Punë të Brendshme, bashkë dhe në mënyrë të barabartë me ministrin i shqyrton dhe nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet – në të kundërtën nuk prodhon veprime juridike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.