Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi në mbledhjen e sotme gjendjen e krijuar në ndërtesën “Nova Makedonija”, ku funksionojnë tetë institucione shtetërore. Në fokus të diskutimit ishin edhe masat e ndërmarra deri tani, si dhe hapat e planifikuar për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e plotë të kushteve normale të punës.
None found
Pasojat e avarisë përfshijnë depërtimin e ujit në një pjesë të instalimeve elektrike. Përpara se godina të rikthehet në përdorim të rregullt, do të kryhen të gjitha verifikimet teknike dhe të sigurisë. Në këtë kuadër, Qeveria miratoi një konkluzion që u rekomandon institucioneve të vendosura në objekt të riorganizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre dhe t’u mundësojnë punonjësve kryerjen e detyrave nga shtëpia, pa qenë fizikisht në ndërtesë.
Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë vetëm për qëllime parandaluese dhe sigurie. Mbrojtja e shëndetit dhe e sigurisë së punonjësve mbetet përparësia kryesore, ndërsa proceset e punës dhe funksionimi i institucioneve duhet të vijojnë pa ndërprerje.
Shërbimet kompetente po punojnë intensivisht për të riparuar pasojat e avarisë dhe për të siguruar kushtet e nevojshme për kthimin e plotë dhe të sigurt të punonjësve në objekt.
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…