Talat Xhaferi është zgjedhur sot kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke hyrë në histori si shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.
Në zgjedhjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga 111 deputetë, në votime morën pjesë 69, ku 66 votuan për dhe 3 deputetë votuan kundër, asnjë abstenim.
Në ekspozenë e tij Xhaferi, në detyrën e tij si kryeministër i qeverisë teknike, ka premtuar mbajtjen dhe avancimin e lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike.
Qeveria teknike të cilën nga sot do ta drejtojë Talat Xhaferi, do të zgjasë 100 ditë dhe do të përkujdeset që zgjedhjet presidenciale e parlamentare, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut të jenë të rregullta, të drejta dhe demokratike.
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…