Prokuroria që trajton rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan dha sot një mendim negativ dhe kërkoi hedhjen poshtë si të pabazuar të propozimit për caktimin e garancisë, të paraqitur nga i akuzuari Dejan Jovanov.
None found
Sipas njoftimit të Prokurorisë, në propozim kërkohej që gjykata të caktojë ndaj të akuzuarit një masë garancie në vlerën totale prej 195.820 eurosh, ekuivalente me 12.042.932 denarë, e cila do të mbulohej me hipotekë mbi pasurinë e paluajtshme.
Megjithatë, sipas Prokurorisë, gjatë vendimmarrjes gjykata duhet të vlerësojë veçanërisht faktin që deklarata me të cilën jepet pëlqimi që prona e ofruar të lihet si garanci është dhënë nga i akuzuari Dejan Jovanov, edhe pse ai ishte në dijeni se një pjesë e pasurisë së paluajtshme të ofruar ndodhej nën ekzekutim dhe nuk mund të hipotekohej e aq më pak të arkëtohej.
Përveç kësaj, Prokuroria thekson se pasuria e paluajtshme e ofruar përbëhet kryesisht nga ambiente ndihmëse, ndërtesa, hambarë dhe stalla, të cilat më parë kishin qenë ndërtime pa leje; në rast nevoje, kjo pronë do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të kthehej në para të gatshme, e sigurisht jo në shumën me të cilën është vlerësuar.
Nesër i skadon paraburgimi njëvjeçar i të akuzuarit të parë Dejan Jovanov-Deko në rastin e zjarrit në “Pulse”, që është maksimumi ligjor nga dita e vlerësimit të aktakuzës./Telegrafi/
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në News24, ka komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës,…
Eduardo Camavinga ka folur hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar te Real Madridi, duke pranuar se muajt e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas…
"Pas 19 vitesh dhe më shumë se 20 ndryshimeve në ligjin ekzistues, po përgatitet një Ligj i ri për Barnat,…
Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të dëgjojnë zërin e protestuesve për vrasjen e…
Mark Bellingham, babai i yjeve të futbollit Jude dhe Jobe Bellingham, ka debutuar me përfaqësuesen e veteranëve mbi 50-vjeçarë të…