Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë mbrëmjen e kaluar urdhër për zhvillimin e hetimeve ndaj një 51-vjeçari, për të cilin ka dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 të Kodit Penal.
None found
Sipas të dhënave të prokurorisë, më 25 qershor, në afërsi të fshatit Letevci, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari dyshohet se ia ka marrë jetën gruas së tij me paramendim. Atë mbrëmje, ai e kishte marrë me automjet nga vendi ku ajo punonte dhe më pas e kishte dërguar në një zonë të paarritshme lehtë, ku e kishte sulmuar fizikisht.
Dyshohet se ai i kishte ushtruar presion të fortë në qafë me një pjesë të trupit të tij, ndërsa njëkohësisht ia kishte mbuluar gojën dhe hundën, duke i pamundësuar frymëmarrjen. Viktima kishte kundërshtuar dhe ishte përpjekur të mbrohej, por nuk arriti të largohej dhe, sipas dyshimeve, humbi jetën në vend si pasojë e mbytjes.
Pas ngjarjes, 51-vjeçari dyshohet se e fshehu trupin e saj nën degë, mes pemëve, ndërsa një ditë më vonë paraqiti në polici zhdukjen e bashkëshortes.
Më 27 qershor, ai u kishte thënë tre personave të njohur se e dinte vendndodhjen e gruas, pasi, sipas pretendimit të tij, ajo i ishte shfaqur në ëndërr dhe i kishte treguar ku duhej të shkonte për ta gjetur. Më pas, të gjithë së bashku shkuan me automjet në vendin ku u vu re trupi i gruas dhe rastin e raportuan në polici.
Prokurori publik vlerëson se në këtë rast ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik arratisjeje, mundësi për pengim të procedurës penale përmes ndikimit te dëshmitarët, si dhe rrezik që i dyshuari të kryejë një vepër tjetër penale.
Po ashtu, prokuroria ka marrë në konsideratë edhe natyrën dhe rëndësinë e krimit, si dhe mënyrën se si dyshohet se është kryer, duke vlerësuar se ka pasur periudhë paraprake planifikimi, por edhe veprime pas ngjarjes, kur i dyshuari fshehu trupin e së dëmtuarës. Sipas prokurorisë, ai njëkohësisht kishte krijuar pamjen e rreme të një bashkëshorti të shqetësuar, i cili merrte pjesë aktivisht në kërkimin e saj dhe përpiqej të ndërtonte një alibi për t’iu shmangur ndjekjes penale. Për këto arsye, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozimin për caktimin e masës së paraburgimit.
Anglia mposhti Norvegjinë në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe siguroi një vend në gjysmëfinale, por kishte polemika për golin…
Anglia mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, por ndeshja u…
Lionel Messi është një nga protagonistët kryesorë të Argjentinës në Kupën e Botës 2026. Me tetë gola të shënuar, ai…
Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së fundit të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina dhe Zvicra do të luftojnë…
Anglia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, në një…
Jude Bellingham e ka afruar Anglinë një hap larg gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke shënuar golin e epërsisë 2-1…