Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore ndaj një inspektoreje 42-vjeçare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal.
None found
Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës 17–25 shtator, inspektorja e ushqimit ka kërkuar dhe pranuar 250 euro nga drejtuesi i një personi juridik. Në këmbim, ajo duhej të hartonte një procesverbal ku të shënonte se kishte kryer mbikëqyrje inspektuese dhe se në objekt nuk ishin konstatuar parregullsi, përkatësisht se ishin respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për punë.
Prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e paraburgimit. Prokuroria e arsyeton kërkesën me rrezikun e arratisjes, mundësinë që e dyshuara të ndikojë te i dëmtuari dhe në dëshminë e tij, si dhe me rrezikun që, duke shfrytëzuar pozitën e inspektores, të përsërisë veprën për të cilën dyshohet.
Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në afërsi të hyrjes së Tunelit të Krrabës. Nga zjarri…
Dinamo - Otrant OlympicNë miqësoren e mbyllur para disa minutash, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka fitur me shifrat…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare…
Gazetari Artan Hoxha foli në “Kjo Javë” në News24 edhe për përplasjen e ndodhur mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit,…
Laçi - SopotiNë ndeshjen miqësore të luajtur në “Qendrën Kombëtare Sportive Kamëz”, Laçi fitoi 4 – 2 ndaj Sopotit [...]Read…
Përzgjedhësi i Austrisë Ralf Rangnick thotë se sfida ndaj Kosovës do të jetë më e vështirë se ndaj Izraelit.Austria e…