Screenshot
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se S.G. (52), banues në Strugë, është arrestuar pasi dyshohet se më 2 Gusht, gjatë vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Tashmarunishtë, ka lëshuar fyerje verbale. Sipas VMRO-DPMNE-së, i arrestuari posedonte dokumente bullgare.
None found
Siç transmeton portali Lideri.mk, arrestimi i S.G. u krye pas denoncimit se ai ka konsumuar veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Në njoftimin e MPB-së bëhet e ditur se më 2 gusht, S.G. (52) ka fyer verbalisht persona publikë që merrnin pjesë në aktivitetin për shënimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës. Institucioni sqaroi se, pasi rasti të dokumentohet në tërësi, ndaj tij do të dorëzohet kallëzimi përkatës.
Lidhur me incidentin, gjatë ditës së djeshme reaguan si LSDM-ja, ashtu edhe VMRO-DPMNE-ja.
LSDM-ja ngriti pyetjen nëse qytetarët e kishin sulmuar verbalisht Mickoskin dhe nëse sharjet ndaj tij lidheshin me premtimet e parealizuara. Sipas kësaj partie, qytetarët nuk e durojnë dot kryeministrin për shkak të politikës së urrejtjes, përçarjes dhe ndasive që, siç pretendon ajo, Mickoski e ndjek dhe e shfaqi edhe në fjalimin për Ilindenin. LSDM-ja deklaroi gjithashtu se pakënaqësia është e madhe për shkak të gjendjes katastrofike ekonomike, ndotjes së ujit, izolimit të vendit dhe gënjeshtrave të përditshme të Mickoskit.
VMRO-DPMNE-ja, ndërkaq, iu kundërpërgjigj LSDM-së duke thënë se kjo e fundit e kishte gjetur veten në fjalimin e Mickoskit në Pelincë dhe kishte dëshmuar se ishte plotësisht e koordinuar me qendra të jashtme.
Në reagimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se Mickoski, i përshëndetur nga qytetarët e pranishëm, ecte mes tyre siç i takon një lideri popullor. Partia e krahasoi atë me kryetarin e LSDM-së, për të cilin tha se largohet nga populli me jahte të shtrenjta dhe, në një ditë si Ilindeni, u drejtohet qytetarëve nëpërmjet mesazheve të regjistruara. Sipas VMRO-DPMNE-së, teksa Mickoski po lëvizte mes qytetarëve, një person nën ndikimin e alkoolit tentoi të shkaktonte incident duke bërtitur fjalë të papërshtatshme. Qytetarët e pranishëm e izoluan atë, ndërsa pjesëtarët e MPB-së e identifikuan. Gjatë procedurës së identifikimit, personi paraqiti letërnjoftim dhe pasaportë bullgare.
Prokurorët e Brukselit kanë kërkuar një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 105,000 eurosh për futbollistin Radja…
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur…
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur…
Këtë të premte, Bordi i Transparencës, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të…
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka thirrur sulmuesin e Barcelonës, Raphinha, për ndeshjet miqësore kundër Japonisë dhe Singaporit në…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. “Detyra ime…