Categories: maqedoni

Arrestohet 52-vjeçari nga Struga pas fyerjeve ndaj kryeministrit Mickoski

S.G., 52 vjeç, nga Struga, është arrestuar pasi gjatë vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Tashmarunishtë, më 2 Gusht, dyshohet se ka drejtuar fyerje verbale. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa VMRO-DPMNE deklaroi se personi i ndaluar posedonte dokumente bullgare.

Të lidhura

None found

Arrestimi erdhi pas kallëzimit për veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, transmeton portali Lideri.mk.

Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ndodhi më 2 gusht, kur S.G. dyshohet se ka fyer personat publikë që ndodheshin në aktivitetin e organizuar për shënimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës. Autoritetet thanë se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Incidenti u komentua një ditë më parë edhe nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.

LSDM-ja kërkoi të dijë nëse qytetarët e kishin sulmuar verbalisht Mickoskin dhe nëse fyerjet kishin ardhur si pasojë e premtimeve të pambajtura. Sipas kësaj partie, politika e kryeministrit për përhapjen e urrejtjes, përçarjes dhe ndasive, e shfaqur edhe në fjalimin e tij për Ilindenin, ka bërë që qytetarët të mos e durojnë më. LSDM-ja e lidhi pakënaqësinë e madhe të qytetarëve me gjendjen katastrofike ekonomike, ndotjen e ujit, izolimin e vendit dhe gënjeshtrat e përditshme të Mickoskit.

VMRO-DPMNE iu përgjigj LSDM-së duke deklaruar se kjo parti e kishte gjetur veten në fjalimin e Mickoskit në Pelincë dhe se kishte dëshmuar koordinimin e plotë me qendra të jashtme.

Partia në pushtet tha se kryeministri, i përshëndetur nga qytetarët, po ecte mes tyre në mënyrën që i përshtatet një lideri popullor, ndryshe nga kryetari i LSDM-së, i cili, sipas saj, u shmanget qytetarëve duke përdorur jahte të shtrenjta dhe u drejtohet atyre përmes mesazheve të regjistruara edhe në një ditë si Ilindeni.

VMRO-DPMNE pretendoi gjithashtu se, gjatë lëvizjes së Mickoskit mes qytetarëve, një person nën ndikimin e alkoolit po bërtiste fjalë të papërshtatshme me synimin për të shkaktuar incident. Sipas partisë, qytetarët e pranishëm e izoluan personin, ndërsa pjesëtarët e MPB-së e identifikuan. Gjatë procedurës së identifikimit, ai paraqiti letërnjoftim dhe pasaportë bullgare.

të fundit

Prokuroria kërkon dy vite burg dhe 105 mijë euro gjobë për Radja Nainggolan për pastrim parash

Prokurorët e Brukselit kanë kërkuar një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 105,000 eurosh për futbollistin Radja…

3 minutes ago

Naim Qelaj për rastin Arlinda Zekaj: Institucionet mund të kenë dështuar

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur…

15 minutes ago

Naim Qelaj për rastin Arlinda Zekaj: Shteti mund të ketë dështuar në parandalim

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur…

18 minutes ago

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Këtë të premte, Bordi i Transparencës, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të…

26 minutes ago

Thirrja e Raphinhas në Brazil ka zemëruar Barcelonën

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka thirrur sulmuesin e Barcelonës, Raphinha, për ndeshjet miqësore kundër Japonisë dhe Singaporit në…

28 minutes ago

Rama në Prokurori: Unë ndërtoj kryeqytetin, ndërsa ata mbikëqyrin ligjshmërinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. “Detyra ime…

29 minutes ago