Categories: maqedoni

Arrestohet 52-vjeçari nga Struga që ofendoi kryeministrin Mickoski

Policia ka arrestuar S.G. (52), banues në Strugë, pasi dyshohet se gjatë vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Tashmarunishtë, më 2 Gusht, ka lëshuar fyerje verbale. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për ndalimin, ndërsa VMRO-DPMNE deklaroi se i arrestuari posedonte dokumente bullgare.

Të lidhura

None found

Sipas portalit Lideri.mk, arrestimi i S.G. u krye pas denoncimit se ai kishte konsumuar veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Në njoftimin e MPB-së sqarohet se më 2 gusht, 52-vjeçari S.G. ka fyer verbalisht persona publikë që merrnin pjesë në aktivitetin kushtuar 2 Gushtit – Ditës së Republikës. Institucioni bëri të ditur se, pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Lidhur me ngjarjen reaguan dje si LSDM-ja, ashtu edhe VMRO-DPMNE-ja.

LSDM-ja ngriti pyetjen nëse qytetarët e kishin sulmuar verbalisht Mickoskin dhe nëse sharjet ndaj tij lidheshin me premtimet e pambajtura. Sipas partisë, qytetarët nuk e durojnë dot Mickoskin për shkak të politikës së tij të përhapjes së urrejtjes, përçarjes dhe ndasive, e shfaqur, siç pretendohet, edhe në fjalimin për Ilindenin. LSDM-ja deklaroi gjithashtu se pakënaqësia është e madhe si pasojë e situatës katastrofike ekonomike, ndotjes së ujit, izolimit të vendit dhe gënjeshtrave të përditshme të Mickoskit.

Në përgjigjen e saj, VMRO-DPMNE-ja tha se LSDM-ja e kishte gjetur veten në fjalimin që Mickoski mbajti në Pelincë dhe, sipas saj, kishte dëshmuar koordinimin e plotë me qendra të jashtme.

VMRO-DPMNE-ja deklaroi se Mickoski, i përshëndetur nga qytetarët e pranishëm, ecte mes tyre ashtu siç i takon një lideri popullor. Partia e krahasoi këtë sjellje me atë të kryetarit të LSDM-së, për të cilin tha se largohet nga populli me jahte të shtrenjta dhe, në një ditë si Ilindeni, u drejtohet qytetarëve nëpërmjet mesazheve të regjistruara.

Sipas versionit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa Mickoski po lëvizte mes qytetarëve, një person nën ndikimin e alkoolit tentoi të shkaktonte incident duke bërtitur fjalë me përmbajtje të papërshtatshme. Partia shtoi se të pranishmit e izoluan personin, ndërsa pjesëtarët e MPB-së e identifikuan. Gjatë procedurës së identifikimit, ai paraqiti letërnjoftim dhe pasaportë bullgare.

të fundit

Defekt teknik dyshohet si shkaku i rrëzimit të helikopterit italian në Bosnjë

Rrëzimi i helikopterit të forcave italiane në Bosnjë, që i kushtoi jetën 4 personave në bord, me shumë gjasë ka…

20 seconds ago

Italia në grevë 24-orëshe, mijëra protestues në rrugë; Milano shton masat e sigurisë

Italia përfshihet sot nga protestat dhe greva e përgjithshme 24-orëshe. [...]Read More...

43 seconds ago

Danimarka rishikon trajnimin e gardianëve kosovarë pas dyshimeve për dhunë ndaj një të burgosuri

Dy gardianë nga Kosova dyshohen për ushtrim dhune ndaj një të burgosuri në Kopenhagen të Danimarkës, çka ngjalli indinjatë në…

1 minute ago

Policia e Shtetit pajiset me 5 mijë kamera trupi, pamjet do të kontrollohen nga Sallat Operative

Rreth 5 mijë kamera trupi kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë…

8 minutes ago

Presidenti i Teutës vizitoi Egnatian për t’i uruar shërim Eljon Sotës pas dëmtimit të rëndë

Fatos Troplini, presidenti i TeutësMbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, rezultoi i pafat në ndeshjen kundër Teutës, e fituar 1 -…

13 minutes ago

Thaçi: BDI-ja qëndron në pritje te Mickoski

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndër të tjera, në emisionin e Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi”, ka folur edhe për…

15 minutes ago