Categories: maqedoni

Pollozhani: RMV duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, BDI-ja realizoi kryeministrin shqiptar

Faton Pollozhani nga BDI ishte i ftuar në emisionin PodGo, ku foli për qeverisjen lokale në Strugë, BDI-në dhe Qeverinë e RMV-së.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Struga përballet me vështirësi të ngjashme me qytetet e tjera të vendit, ku ndër problemet kryesore renditen infrastruktura, deponitë dhe çështje të tjera.

Pollozhani tha se BDI-ja, si forcë opozitare në nivel lokal, nuk synon ta paraqesë situatën vetëm në mënyrë negative. Megjithatë, ai theksoi se projektet që po zbatohen aktualisht në Strugë kanë nisur gjatë mandatit të kaluar dhe janë iniciativa strategjike që shtrihen në disa vite.

“Projektet që po realizohen janë miratuar përmes thirrjes së Qeverisë dhe kredisë hungareze. Ndërkohë, nga premtimet e kryetarit aktual të Strugës nuk ka nisur asnjë projekt. Ai kishte premtuar parkingje me kate dhe çerdhe të reja”, deklaroi Pollozhani, duke e cilësuar qeverisjen në Strugë si kaotike dhe pa një vizion për të ardhmen.

Duke folur për zhvillimet politike, ai u shpreh se BDI-ja është e përgatitur për zgjedhje dhe se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është e domosdoshme.

“Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, sepse duhet të rikthehemi te çështja nga e cila buron problemi. Në zgjedhjet e fundit parlamentare u shkel në mënyrë brutale vullneti i qytetarëve shqiptarë, ndërsa partia që fitoi zgjedhjet u la në opozitë në mënyrë të padrejtë. Ky është një nga shkaqet që duhet të çojë vendin në zgjedhje, në mënyrë që legjitimiteti i qytetarëve të respektohet”, tha ai.

Për përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri, Pollozhani deklaroi se ata nuk kanë përfunduar asnjë projekt që e kishin premtuar para qytetarëve.

“VLEN-i nuk po bën asgjë në pushtet. BDI-ja ka kapacitete dhe kuadro që mund t’i realizojnë gjërat më mirë se ata, siç e kemi dëshmuar edhe më parë. Ishte BDI-ja ajo që krijoi kushtet që RMV-ja të drejtohej nga një kryeministër shqiptar. Për dy vite, VLEN-i nuk ka përmbushur asnjë angazhim të marrë përsipër dhe të premtuar para qytetarëve. Në vend të punës, ata përpiqen të imponojnë një retorikë ku për çdo problem fajësohet e kaluara”, u shpreh Pollozhani.

I pyetur për situatën brenda BDI-së, ai tha se vendimet e marra në kongresin e fundit të kësaj partie kërkonin guxim të veçantë.

“Në BDI nuk jemi kundër njëri-tjetrit. Të gjithë duhet të japim kontributin tonë për forcimin e partisë. Ajo që BDI-ja bëri në kongresin e fundit, ku ndryshoi mbi 80 përqind të strukturave partiake, është një hap që pak parti apo liderë politikë do të kishin guximin ta ndërmerrnin”, tha Pollozhani.

të fundit

Halil Geci akuzon Arian Tahirin: Kush e dobësoi Kosovën pas Pavarësisë?

Analisti Halil Geci, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një deklarimi të zyrtarit të PDK-së, Arian Tahirit, duke e akuzuar…

8 minutes ago

Ervis Gjoshi komandohet në krye të Zjarrfikësve pas largimit të Arben Carës

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka prezantuar këtë të hënë drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë së…

9 minutes ago

Real Madridi rihap pistën për talentin holandez pas dështimit me Rodrin

Pasi Barcelona arriti marrëveshje për transferimin e mesfushorit Rodri nga Manchester City, Real Madridi është i detyruar të mendojë për…

9 minutes ago

Stuhia tropikale ‘Lala’ shkakton dëme të mëdha në Hawai, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në juglindje, mbi 120 mijë persona pa energji

Stuhia tropikale 'Lala' ka lënë pas probleme dhe shkatërrime serioze ndërsa largohet nga Hawaii, duke prekur veçanërisht anën juglindore të…

10 minutes ago

Dosti akuzon PDK-në dhe AAK-në: E përdorën luftën për pushtet dhe tani pengojnë institucionet e Kosovës

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar me një shkrim të gjatë ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke hedhur…

19 minutes ago

Joao Cancelo zbulon prapaskenat, sakrifikoi pagën për t’u rikthyer te Barcelona

Joao Cancelo ka zbuluar se ka hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij për ta bërë të mundur…

28 minutes ago