Categories: maqedoni

Ende pa ngrohje në shkollat e Strugës, nxënësit paralajmërojnë bojkot të mësimit

Pesë ditë pas nisjes së sezonit të ngrohjes, shkollat fillore dhe të mesme në Strugë vazhdojnë të mos kenë ngrohje. Nxënësit po zhvillojnë mësimin në ambiente të ftohta, ndërsa temperaturat e ulëta në mëngjes dhe në mbrëmje e rëndojnë situatën. Shkak për këtë është vonesa në furnizimin me naftë dhe dru zjarri.

Të lidhura

None found

“Nuk ka ngrohje dhe është shumë ftohtë. Të gjithë duam të largohemi sa më shpejt, sepse nuk mund të qëndrojmë këtu. Sot orët mësimore na i shkurtuan me 5 minuta, kaq ishte”, tha një nxënës i SHM “Niko Nestor”. I pyetur se prej sa kohësh po përballen me këtë problem, ai u përgjigj: “Një javë ose dy, jemi ngrirë. Nuk ka ngrohje fare”.

Një nxënës i SHM “Ibrahim Temo” tregoi se situata në klasë është po ashtu e vështirë. “Nuk ka ngrohje, nuk ka asgjë dhe është shumë ftohtë. Në mëngjes ndoshta punoi vetëm për 10 minuta a më shumë, por edhe kjo nuk funksionon”, tha ai.

Një tjetër nxënës i së njëjtës shkollë deklaroi se temperaturat mund të rriten disi vetëm pasi të dalë dielli. “Për momentin gjendja është e keqe, sepse nuk mund të qëndrojmë ulur në klasë gjatë orëve të para të mëngjesit. Më vonë, kur del dielli, klasa mund të ngrohet pak, por tani është shumë ftohtë. Ia kemi paraqitur shqetësimin drejtorit dhe na kanë thënë se nga java e ardhshme do të ketë përmirësim”, theksoi ai.

Nxënësit paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin nëse problemi nuk zgjidhet. Ndërkohë, edhe sot disa nxënës të “Niko Nestorit” janë larguar më herët nga shkolla.

“Orari mësimor nuk është shkurtuar. Për shkak të problemit me ngrohjen ka pasur reagime si nga nxënësit, ashtu edhe nga mësuesit. Kërkesën ia kemi dorëzuar drejtorit, por ende nuk kemi marrë përgjigje”, tha një nxënës i SHM “Ibrahim Temo”. I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse nuk gjendet zgjidhje, ai u përgjigj: “Ndoshta do t’i bojkotojmë mësimet”.

Në Dërasllajcë, prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre. LSDM-ja e cilëson situatën jo si një lëshim, por si dështim të plotë të qeverisjes vendore dhe të drejtorëve. Edhe BDI-ja ka kritikuar menaxhimin e dobët të komunës.

“Fakti që procedura e prokurimit publik për furnizimin me naftë të shkollave fillore nis më 28 shtator tregon se Komuna e Strugës dhe drejtuesit e saj nuk kanë as plan, as vizion për përballimin e problemeve dhe sfidave me të cilat përballen qytetarët dhe institucionet e komunës”, deklaroi Faton Pollozhani, këshilltar i BDI-së.

Sektori i Arsimit njofton se, pas përfundimit të procedurës së tenderit, shpërndarja e naftës dhe druve në shkollat fillore është duke u zhvilluar, falë buxhetit bazë të Komunës së Strugës. Për shkollat e mesme, ndërkohë, vijon procedura e tenderimit, e cila zhvillohet nga vetë institucionet arsimore. Sipas këtij sektori, në periudhën e ardhshme pritet mbështetje më e madhe nga Ministria e Arsimit, përkatësisht nga Qeveria./Alsat/

të fundit

Champions League, 14 skuadra zbresin në fushë; vëmendja te PSG–Barcelona

PSG - Barcelona LIVERoma 0 - 0 Slovan BratislavëPorto 0 - 0 PSVLiverpool 0 - 0 VillarrealManchester City 0 - 0…

2 minutes ago

Konjufca do të përfaqësojë Kosovën në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën do të mbahet sonte, në orën…

9 minutes ago

Still no heating in Struga schools, students warn of class boycott

Edhe pse sezoni i ngrohjes filloi 5 ditë më parë, shkollat fillore dhe të mesme në Strugë janë pa ngrohje.…

11 minutes ago

Klekovski: Violations found at the Neurology Clinic during Iva Mihaillova’s treatment

Ministria e Shëndetësisë kërkoi zgjerim të mbikëqyrjes së Inspektoratit shtetëor sanitar dhe shëndetësor për rastin me Iva Mihaillovën me përfshirje…

12 minutes ago

Rama miscalculated, young people have extraordinary courage,” Shehaj says: The prime minister directs the violence but cannot stop change

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i është bashkuar protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ku ka dhënë një…

13 minutes ago

Two injured protesters taken to the Trauma Hospital, one hit by a rubber bullet

Dy protestues të lënduar kanë mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës. Siç shihet edhe nga pamjet, ata kanë mbërritur…

13 minutes ago