Categories: maqedoni

PLD: Rënia e numrit të nxënësve në klasën e parë paralajmëron më pak të rinj, fuqi punëtore dhe perspektivë për Maqedoninë

Njoftimi i Ministres së Arsimit se gjatë këtij viti shkollor në klasën e parë do të regjistrohen të paktën 3.000 nxënës më pak përbën kritikën më të fortë ndaj politikave të Qeverisë, vlerëson PLD-ja. Sipas partisë, ky tregues nuk është thjesht statistikë, por një sinjal alarmi se Maqedonia po zbrazet me ritme të shpejta.

Të lidhura

None found

Nga PLD-ja pyesin se kush do të mësojë në shkolla në të ardhmen, nëse vendi çdo vit ka mijëra fëmijë më pak, ndërkohë që Ministri përpiqet ta paraqesë provimin shtetëror të maturës si arritje.

Partia thekson se nuk mund të pretendohet se sistemi arsimor është i suksesshëm në një kohë kur shkollat po mbeten pa nxënës dhe të rinjtë vazhdojnë të largohen nga vendi.

Sipas PLD-së, politikat e gabuara, pasiguria ekonomike, mungesa e besimit tek institucionet dhe mungesa e vizionit janë shkaqet e drejtpërdrejta të rënies demografike. Çdo vit me një numër më të ulët nxënësish në klasën e parë nënkupton më pak të rinj, më pak fuqi punëtore dhe një të ardhme më të dobët për Maqedoninë, theksohet në deklaratë.

Nga partia shtojnë se kjo çështje nuk mund të reduktohet në një shifër të zakonshme brenda një raporti.

Në përfundim të njoftimit, PLD-ja kërkon hartimin urgjent të një strategjie kombëtare për ripërtëritjen demografike dhe përkrahjen e të rinjve. Njëkohësisht, kërkohet miratimi i masave konkrete që do të krijonin kushte për qytetarët të qëndrojnë në atdhe dhe ta ndërtojnë aty të ardhmen e tyre./Telegrafi/

Tags: Pld maqedoni

të fundit

Londra shpall masa të reja ndaj Moskës: sanksione për 6 banka dhe cisternat e naftës ruse

Sanksionet e reja të njoftuara këtë të enjte nga Britania ndaj Rusisë duket se kanë si objektiv anijet ruse, bankat…

2 minutes ago

Hansi Flick kontakton Rodrin për ta bindur të transferohet te Barcelona

Transferimi i Rodrit nga Manchester City te Barcelona këtë verë po merr formë, pasi tashmë është përfshirë edhe trajneri Hansi…

2 minutes ago

Alarm në Greqi, Kosturi futet në karantinë pas rasteve të lisë së deleve dhe dhive, bllokohet lëvizja e bagëtive

Autoritetet greke kanë vendosur në karantinë qytetin e Kosturit dhe fshatrat përreth, pas konfirmimit të vatrave të lisë së deleve…

2 minutes ago

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, njëri nga të plagosurit dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, në afërsi të vendit të…

11 minutes ago

Republikanët kërkojnë ndjekje penale për Anthony Faucin pas heshtjes së tij para Senatit

Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare në Senatin amerikan ka votuar për ta shpallur ish-drejtorin e Institutit Kombëtar të…

20 minutes ago

Deschamps mbeti jashtë projektit të Al-Ahli pas refuzimit të ofertës multimilionëshe

Trajneri 57-vjeçar francez, Didier Deschamps nuk do të jetë ‘blerja’ e re e Al-Ahli pasi klubi nga Arabia Saudite siguroi…

21 minutes ago