Partia Liberale Demokratike (PLD) ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Qeverisë për emërimin e ish-zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në postin e të Dërguarit të ri Special në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë hap si të turpshëm dhe skandaloz.
None found
Në vlerësimin e PLD-së, ky vendim përbën një fyerje të drejtpërdrejtë, një shpërfillje të hapur dhe një goditje ndaj të gjithë qytetarëve të ndershëm që përballen çdo ditë me vështirësi për të mbijetuar.
“Me këtë veprim, Qeveria tregoi sërish se nuk njeh as përgjegjësi dhe as turp kur përdor fondet publike dhe ndan poste fitimprurëse apo fiktive. Qytetarët nuk kanë harruar se i njëjti ‘zyrtar’ mungoi për muaj me radhë në takimet e punës dhe bojkotoi seancat e Qeverisë, ndërkohë që vazhdonte të merrte rregullisht pagën e zyrtarit nga xhepat e njerëzve më të varfër në Evropë”, deklarojnë nga PLD.
Partia thekson se Fetai, në vend që të mbante përgjegjësi për mungesën e veprimit, u tall me publikun përmes publikimit të fotografive nga Bangkoku. Sipas PLD-së, ai tani po shpërblehet me një detyrë dhe privilegje në Bruksel pikërisht nga qytetarët të cilët më parë i kishte injoruar.
“Kryeministri jo vetëm e vuri veten në një pozitë të turpshme, por edhe kapitulloi. Dëshmi tjetër e turpit dhe e arbitraritetit partiak është fakti se Fetai e bëri vetë publik emërimin e tij në këtë funksion të lartë shtetëror përmes rrjeteve sociale, ku falënderoi Kryeministrin me një postim të shkruar vetëm në gjuhën e dytë zyrtare. Çfarë mesazhi i përcjell Brukselit kjo Qeveri, kur si përfaqësues të posaçëm cakton një person, ‘kualifikimi’ i vetëm i dëshmuar i të cilit është mosveprimi dhe shmangia e përgjegjësive? Sinjali skandaloz është se në Maqedoni shpërblehet papërgjegjshmëria, ndërsa postet shtetërore shndërrohen në bankomat privat për plotësimin e orekseve të pushtetit. Bëhet fjalë për të njëjtën papërgjegjshmëri që prodhon tragjedi, zjarre, helmime, epidemi dhe viktima njerëzore”, thonë nga PLD.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje…
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk…
Një diskutim për divorcin dhe mënyrën se si shoqëria i sheh gratë e divorcuara solli në emisionin “Goca dhe Gra”…
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk…
Sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fushate në Ligën e Kombeve,…