Sipas Partisë Liberal Demokratike, turneu rajonal që përfshiu gjithashtu Moldavinë dhe Rumaninë shërbeu për të ekspozuar pikën më të ulët të diplomacisë sonë, një realitet që përndryshe mund të kishte kaluar pa u vënë re.
None found
PLD thekson se ndërsa Kishinau dhe Bukureshti arrinin të firmosnin memorandume specifike, duke siguruar tregje të reja për bujqit dhe duke negociuar investime konkrete në fushat e farmaceutikës, teknologjisë së informacionit dhe logjistikës, përfaqësuesit tanë më të lartë shtetërorë e mirëpritën presidenten e Indisë me një ceremoni folklorike protokollare, inaugurimin e një busti dhe bankete të kushtueshme diplomatike.
Duke komentuar këtë situatë, kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, deklaroi: “Realiteti i hidhur është shkatërrimtar: teksa Moldavia dhe Rumania lidhin marrëveshje që do të forcojnë buxhetet shtetërore dhe do të rrisin të ardhurat e qytetarëve, Maqedonia po shpenzon paratë publike për dreka e darka zyrtare, pa arritur asnjë marrëveshje të nënshkruar.”
Ajo shtoi se përballë mungesës së rezultateve konkrete, “zyrtarët përpiqen t’i hedhin hi syve të opinionit me përralla për një ambicie prej 400 milionë dollarësh në shkëmbimin tregtar.”/Telegrafi/
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore…
Pep GuardiolaPep Guardiola nuk do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Italisë [...]Read More...
LSDM dhe Venko Filipçe po e keqpërdorin përsëri krizën për të përhapur panik, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. "LSD vazhdon me…
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka…
Analisti për ekonomi, Mustafë Kadriaj, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në emisionin debatues në Teve 1, ku transmetimi u…
Nga BDI thonë se pranimi publik nga përfaqësues të VLEN-it se janë “tmerrësisht të dobët” brenda Qeverisë nuk është arsyetim,…