Categories: maqedoni

PLD: Disa ujqër u arratisën nga kafazi në Kopshtin Zoologjik të Shkupit dhe shqyen disa kangurë e zogj

PLD kërkon reagim të menjëhershëm nga Kopshti Zoologjik, Qyteti i Shkupit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si edhe nga të gjitha institucionet përgjegjëse, pas incidentit të së shtunës, kur ujqërit e bardhë dolën nga kafazi dhe hëngrën 4 kangur dhe disa zogj emu.

Sipas tyre, Kopshti Zoologjik po përballet me një varg ngjarjesh të pakëndshme që prej fillimit të mandatit të ish-kryetares Danella Arsovska.

Të lidhura

None found

Ata kujtojnë se Kopshti Zoologjik i Shkupit është kthyer në një vend ku kuajt për ushqim në kopsht u therën, me gjak të derdhur në Bulevardin Ilinden, ndërsa kafshë kanë ngordhur vazhdimisht në rrethana të paqarta. Mes tyre përmenden gjirafat, një elefant, një shqiponjë perandorake, luani Zika, më pas kuajt e rrallë dhe të mbrojtur të Przevalskit, delet barbare, si dhe një epidemi e gripit të shpendëve.

Pas disa orësh ndjekjeje nga punonjësit, ujqërit u kthyen në hapësirat e tyre, por Kopshti Zoologjik nuk e njoftoi askënd për këtë ngjarje, ndonëse bëhet fjalë për një vend me shumë vizitorë, ku siguria e tyre mund të vihet në pikëpyetje”, thonë nga PLD.

Ata kërkojnë që drejtuesit e Kopshtit Zoologjik dhe të Qytetit të Shkupit të japin shpjegim për incidentin, të sqarojnë nëse habitatet e kafshëve, sidomos ato që paraqesin rrezik për jetën, janë të mbrojtura siç duhet, dhe ta mbyllin kopshtin zoologjik për vizitorët derisa të sqarohet rasti dhe të përcaktohet përgjegjësia./Telegrafi/

të fundit

Sulm iranian në Bahrein: zjarr në një godinë industriale, raportohen vetëm dëme materiale

Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt. [...]Read More...

58 seconds ago

Klafuriç: Vora trajtohet si çdo kundërshtar tjetër, Tirana synon fitoren

Vora – Tirana është sfida që përmbyll javën e e12-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

4 minutes ago

Lirinë e kam paguar me vetmi” — Grida Duma rrëfen ndryshe te “Goca dhe Gra”: Më mungon mirëkuptimi i të tjerëve, askush s’e kupton kur vuaj

Grida Duma ka bërë një rrëfim ndryshe në emisionin “Goca dhe Gra” , ku ka folur për anën e saj…

5 minutes ago

Landfill in Sferkë, Peja engulfed by flames again, Bajrami publishes footage and asks: Where is the state?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës,…

12 minutes ago

Veliaj signs dismissal of two officials, Municipal Police director also in process

Erion Veliaj ka firmosur shkarkimin e Rigers Sheqerit, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e…

12 minutes ago

Florentino Perez, paralajmërim i prerë për Barcelonën: Nuk do të ndalem derisa të zbardhet rasti Negreira

Florentino Perez ka paralajmëruar Barcelonën se nuk do të ndalet derisa të zbardhen të gjitha detajet e rastit Negreira, ndërsa…

22 minutes ago