Categories: maqedoni

Anima Mundi kërkon mbylljen e Kopshtit Zoologjik të Shkupit pas arratisjes së ujqërve

Pas publikimit të informacioneve se ujqërit dolën nga habitati i tyre dhe mbytën katër kangurë si edhe disa shpendë, Shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe realizimin e një inspektimi të pavarur. Sipas tyre, kontrolli duhet të përfshijë të gjitha habitatet, rrethimet, kafazet dhe sistemet e sigurisë, ndërsa rezultatet duhet të bëhen publike.

Aktivistët po ashtu kërkojnë hetim të pavarur për arratisjen e ujqërve, vrasjen e kafshëve dhe përcaktimin e përgjegjësisë për çdo lëshim. Njëherazi, ata propozojnë vendosjen e një moratoriumi për shumimin dhe sjelljen e kafshëve të reja, derisa të garantohen kushte që i përmbushin standardet. Ata kanë përsëritur edhe kërkesën që Kopshti Zoologjik i Shkupit të mbyllet dhe të kthehet në një qendër shpëtimi dhe rehabilitimi për kafshët.

Të lidhura

None found

Anima Mundi ka publikuar edhe një video, ku shihen ujqërit teksa tentojnë të dalin nga habitati i tyre në një pjesë të improvizuar me rrjetë, ndërsa rrethoja metalike dyshohet të jetë e dëmtuar.

“Rrethimi i habitatit të ujqërve nuk lë përshtypjen e një sistemi sigurie të përshtatshëm për mbajtjen e kafshëve të egra. Përkundrazi, ngre dyshime serioze nëse janë siguruar fare standardet minimale për mbrojtje dhe parandalimin e arratisjes. Siguria e kafshëve të egra nuk guxon të bazohet në improvizime, nuk duhet të varet nga fati dhe nuk mund të arsyetohet me heshtje. Faji nuk është vetëm i drejtorit aktual, pasi kjo gjendje vazhdon prej kohësh”, thonë nga Anima Mundi.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara në media, fundjavën e kaluar ujqërit e bardhë kishin hapur një gropë nën habitatin e tyre dhe kishin ikur. Më pas, ata sulmuan dhe mbytën disa kangurë dhe shpendë. Pasi u vërejtën, punonjësve iu deshën disa orë për t’i kapur dhe për t’i rikthyer në habitat.

Deri tani, Kopshti Zoologjik i Shkupit nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me incidentin. Pa përgjigje mbeten ende pyetjet se kur ndodhi arratisja, nëse në atë kohë kishte vizitorë në kopsht, ku ndodhen aktualisht ujqërit dhe nëse habitati është siguruar.

të fundit

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

4 hours ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

4 hours ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

4 hours ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

4 hours ago

Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

4 hours ago

Blerina Matraku rrëfen në “Goca dhe Gra” pendesën për marrëdhënien me Adi Hilën: Jam ndier pa zë dhe e vënë me shpatulla pas murit

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

5 hours ago