Categories: showbiz

Lirinë e kam paguar me vetmi” — Grida Duma rrëfen ndryshe te “Goca dhe Gra”: Më mungon mirëkuptimi i të tjerëve, askush s’e kupton kur vuaj

Grida Duma ka sjellë një rrëfim tjetër në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë me publikun dimensionin e saj emocional dhe jetën përtej kamerave.

Kur Ema Andrea e pyeti për dobësinë e saj, Duma u përgjigj se ajo është njëkohësisht edhe ana e saj më e fortë, duke pranuar se qëndrimi i vazhdueshëm i fortë e ka distancuar nga të tjerët dhe ka bërë që askush të mos e kuptojë kur ajo vuan.

Të lidhura

None found

Në bisedën në studio, ajo shpjegoi se shpesh shihet si një figurë shumë e fortë, por pas këtij imazhi qëndron edhe një nevojë për mirëkuptim dhe ndjeshmëri.

Moderatorja rrëfeu se do të donte të sillej më butësisht me veten dhe të mos e kalonte çdo situatë përmes presionit për të qenë përherë e fortë.

Ema Andrea: Grida, pika jote e dobët?

Moderatorja Grida Duma: Pika ime e dobët është pika ime e fortë. Është njësoj si dashuria dhe urrejtja që takohen, si dashuria dhe xhelozia që takohen. Dobësia ime është forca ime. Domethënë, nuk ka nevojë të jem kaq e fortë sa jam. Gati e ktheva në mashkullore, domethënë jam shumë e fortë. Unë mendoj, kur bënim disa analiza PR në politikë, do t’i rikthehem Orit, mendoj që një mur gome është më i fortë se një mur tulle. Që do të thotë, të jesh gjithnjë e fortë largon njerëz nga vetja. Më mungon empatia e të tjerëve, më mungon fakti që nuk ma kupton asnjëherë askush që vuaj.

Ema Andrea: E ke paguar lirinë me vetmi?

Moderatorja Grida Duma: Absolutisht po. Sa herë që më thonë: “Je bërë virale sot, ka ndodhur kjo gjëja”, u them: “Le të jetë, nuk më merr njeri më sysh, se e kam paguar unë koston e vetes”. Kështu që kjo është pika ime e dobët. Pika ime e fortë është pika ime e dobët. Sikur të isha një çikë më e dobët, mund të kisha një çikë më shumë dashuri me veten time, pra mund ta kisha një çikë më shumë xhan.

Ori Nebiaj: A është zgjedhje realisht?

Moderatorja Grida Duma: Jo, është rrugë që të vazhdon pastaj, është hapur dhe vazhdon. Vazhdon ashtu, nuk kthehesh dot më pas, sepse sapo kthehesh, ti e kupton që të gjithë ata që tashmë relatojnë me ty, relatojnë me ty ashtu siç të shohin ata. Dhe ti, kur rritesh, nuk i ndryshon dot më ata, ndryshon vetëm veten. Kështu që nuk…

Selin Bollati: Do të doje të ndryshoje?

Moderatorja Grida Duma: Padyshim që do të doja shumë.

Ema Andrea: E di ça i ndodh këtij raporti? Në momentin që je e dobët, të gjithë hidhen kundër, nuk ta pranojnë. Si ka mundësi?

Moderatorja Grida Duma: Nuk ta pranojnë atë dobësi dhe ai është momenti më vetmitar.

Ori Nebiaj: Kur ka qenë ai moment? Kur ke ndier që ke paguar koston?

Moderatorja Grida Duma: Shumë herë, para një jave. Është gjithmonë. Nëse unë e them, ej po, nëse unë jam një mekanizëm që funksionoj, duhet, duhet, duhet, dhe do të arrij të takoj veten kur të them: këtë dua ta bëj, ose atë që duhet nuk e dua. Unë e dua atë që duhet, megjithatë ka momente që nuk është nevoja të jetë gjithmonë në të njëjtën trajektore. Duhet dhe dua gjithë kohën, mund të jetë edhe vetëm dua, pa duhet. Dhe këtë gjë unë nuk e kam takuar akoma në jetën time. Vetëm dua, nuk e kam takuar.

të fundit

Klafuriç: Vora trajtohet si çdo kundërshtar tjetër, Tirana synon fitoren

Vora – Tirana është sfida që përmbyll javën e e12-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

3 minutes ago

Landfill in Sferkë, Peja engulfed by flames again, Bajrami publishes footage and asks: Where is the state?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës,…

11 minutes ago

Veliaj signs dismissal of two officials, Municipal Police director also in process

Erion Veliaj ka firmosur shkarkimin e Rigers Sheqerit, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e…

11 minutes ago

Florentino Perez, paralajmërim i prerë për Barcelonën: Nuk do të ndalem derisa të zbardhet rasti Negreira

Florentino Perez ka paralajmëruar Barcelonën se nuk do të ndalet derisa të zbardhen të gjitha detajet e rastit Negreira, ndërsa…

21 minutes ago

Veldin Hoxha realizon golin e parë në Rusi, Rubin Kazani triumfon ndaj Zenitit

Mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.Hoxha realizoi…

44 minutes ago

Veliaj firmos shkarkimin e dy zyrtarëve, në proces edhe drejtoresha e Policisë Bashkiake

Erion Veliaj ka firmosur shkarkimin e Rigers Sheqerit, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e…

46 minutes ago