Categories: maqedoni

Pesë internistë të Spitalit të Manastirit përballen me aktakuzë pas vdekjes së një 40-vjeçareje nga tromboza e padiagnostikuar

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka ngritur aktakuzë ndaj pesë internistëve të Spitalit Klinik të Manastirit “Dr. Trifun Panovski”, të cilët akuzohen për “Krime të rënda kundër shëndetit të njeriut”, njoftoi Prokuroria Publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës, mjekët kanë trajtuar në mënyrë neglizhente një paciente 40-vjeçare gjatë periudhës 28.05.2024-04.06.2024, në repartin e mjekësisë interne. Prokuroria vlerëson se veprimet e tyre çuan në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientes dhe, më pas, në vdekjen e saj.

Gruaja ishte paraqitur në spital pas një kontrolli dhe rekomandimit nga mjeku i kujdesit parësor, i cili kishte ngritur dyshime për inflamacion të venave, përkatësisht tromboflebit. Megjithatë, gjatë vlerësimit fillestar në repartin e mjekësisë interne, pa u marrë një anamnezë e plotë dhe pa u kryer analiza të detajuara, asaj iu vendos diagnoza e artritit reumatoid. Pas marrjes së terapisë, pacientja u dërgua në shtëpi.

Si pasojë e kësaj, tromboza nuk u identifikua dhe nuk u diagnostikua në kohën e duhur. Gjithashtu, nuk u aplikua trajtimi i nevojshëm për këtë gjendje, çka, sipas Prokurorisë, i hoqi pacientes mundësinë reale për zbulimin dhe mjekimin në kohë të procesit trombotik, si dhe për parandalimin ose kufizimin e përparimit të tij.

Më 01.06.2024, për shkak të dhimbjeve të forta në bark dhe përkeqësimit të gjendjes së përgjithshme, pacientja u kthye në spital për kontroll. Edhe pse u shtrua, gjatë katër ditëve pasuese mjekët kujdestarë nuk kryen ekzaminime të tjera diagnostikuese për të përcaktuar shkakun e gjendjes dhe terapinë e përshtatshme, pavarësisht rezultateve jonormale të analizave laboratorike dhe biokimike.

Gjendja e saj vijoi të rëndohej dhe, pasditen e 04.06.2024, ajo kërkoi ndihmë në një klinikë private në Shkup. Atje u pranua në gjendje të rëndë. Gjatë një operacioni urgjent u konstatua trombozë e arterieve mezenterike të sipërme dhe të poshtme, e shoqëruar me gangrenë të plotë të zorrës së hollë dhe zorrës së trashë. Gjendja ishte e paoperueshme dhe pacientja ndërroi jetë më 05.06.2024, bëri të ditur PTHP./Telegrafi/

të fundit

Kërkesa për komisionin hetimor ndaj “KAYO” nuk gjen konsensus, Kuvendi i përgjigjet Bardhit

Kuvendi i Shqipërisë i ka kthyer përgjigje kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, lidhur me kërkesën për…

3 minutes ago

125 days of resistance! Protesters gather in Skanderbeg Square, demand Edi Rama’s resignation

Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Pas…

5 minutes ago

Explosive threat against a fuel station in Peshkopi, police identify suspect

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte në Peshkopi, ku një pikë karburanti është kërcënuar me shpërthim përmes…

6 minutes ago

Marcelo reagon pas rastit të Ronaldos me një dedikim prekës për mikun e tij

Marcelo i është bashkuar valës së mbështetjes për mikun dhe ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, duke publikuar një fotografi të…

6 minutes ago

Under pressure from Washington, G7 approves emergency release of 100 million barrels of oil

G7, e udhëhequr nga Franca, njoftoi lirimin e 100 milionë fuçive naftë bruto dhe dizel, pasi Trump kërcënoi me ndalimin…

6 minutes ago

Ministry of Health publishes mobile mammography schedule for Pink Month

Mamografi mobil do të jetë në shërbim të qytetareve gjatë gjithë muajit tetor, në kuadër të Muajit Rozë, nga Dragashi…

7 minutes ago