Categories: maqedoni

Prokuroria nis hetim ndaj një prokurori të lartë në Manastir për ndikim të paligjshëm

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë ndaj një prokurori të lartë publik të Prokurorisë Themelore Publike të Manastirit. Sipas njoftimit zyrtar, ekzistojnë dyshime se ai ka kryer veprën penale “Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm”, të parashikuar në nenin 359, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Materialet e mbledhura gjatë periudhës së kaluar, përfshirë edhe të dhënat e siguruara përmes masave të posaçme hetimore, krijojnë dyshim të arsyeshëm se i dyshuari ka shfrytëzuar ndikimin real dhe detyrën zyrtare për të ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në vendimmarrjen e prokurorëve publikë dhe gjyqtarëve.

Ndërhyrjet dyshohet se kanë ndodhur në të paktën 4 raste të veçanta, në fushën ku prokurori ushtronte funksionin e tij. Sipas hetimit, qëllimi ka qenë kërkimi i dënimeve më të buta ose krijimi i një pozite më të favorshme për personat e dyshuar apo të pandehur në procedurat penale.

Gjatë ditës së djeshme, në bazë të një urdhri gjyqësor, autoritetet zhvilluan kontrolle në banesën e të dyshuarit dhe në ambientet e Prokurorisë Themelore Publike të Manastirit, me synim gjetjen e provave të tjera.

Prokurori publik përgjegjës vijon hetimet dhe i ka kërkuar gjyqtarit të procedurës paraprake vendosjen e masave paraprake. Këto përfshijnë konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e ushtrimit të disa aktiviteteve të punës, konkretisht largimin e të dyshuarit nga detyra e tij.

të fundit

Kroos zbulon kë do të votonte për Topin e Artë: Kvaratskhelia, jo Kane, Mbappe apo Yamal

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Gjermanisë, Toni Kroos, ka komentuar rezultatet e ceremonisë së Topit të Artë, duke vlerësuar…

52 seconds ago

Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për Jeton Sylajn

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj i ishte drejtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës pak ditë para vrasjes

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur…

4 minutes ago

Qeveria miraton disa projektligje dhe propozon 15 anëtarë për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e…

13 minutes ago

LSDM i bën thirrje Prokurorisë të hetojë pretendimet për transferimin e “parave të zeza” nga Serbia në Maqedoni

LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…

17 minutes ago

Inspection at the Chair market: Customs seizes 135 kilograms of tobacco and 30 liters of alcohol

Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…

17 minutes ago