Persona të maskuar dhunojnë presidentin shqiptar të Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm nga disa individë me maska në Shkup ditën e sotme.

Ky incident i papritur, është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës, i cili njoftoi se presidenti ishte duke u larguar nga restoranti pas një takimi pune kur disa persona të panjohur e sulmuan atë dhe shoqëruesin e tij.

Aktualisht, ende nuk ka informacione të plota mbi gjendjen shëndetësore të Muamed Sejdinit pas sulmit, si dhe për arsyet që mund të kenë çuar në këtë dhunim.

Sakaq, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e saj.


Shtuar 28.09.2024 09:29