“Maqedonia e Veriut ka treguar rezultate të shkëlqyera në zbatimin e Planit të Rritjes, ndaj vendi do të përfitojë 140 milionë euro për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm”, deklaroi Pamer gjatë aktivitetit të sotëm të iniciativës “Slavkov 3”, të organizuar në Shtëpinë Evropiane në Shkup.
None found
Pamer nënvizoi se Shkupi duhet të vijojë zbatimin e reformave me të njëjtin ritëm dhe të mbetet i përkushtuar ndaj integrimit në Bashkimin Evropian. Ai tha se interesi për zgjerimin e BE-së po rritet dhe se tashmë, ndryshe nga më parë, diskutimet përfshijnë edhe vendet konkrete që mund t’i bashkohen Unionit.
Në Vjenë, më 27 shtator, do të zhvillohet një konferencë ministrore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, në kuadër të formatit “Slavkov 3”. Në këtë konferencë pritet të trajtohet përparimi i vendeve të rajonit drejt BE-së, si dhe vijimi i reformave.
Duke folur për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian, që pritet të publikohet më 30 shtator, ai bëri të ditur se konsultimet për propozimet e ndryshme ende nuk kanë përfunduar.
Ambasadori austriak përmendi si një nga përfitimet e prekshme të afrimit me BE-në edhe integrimin në Sistemin e Vetëm Evropian të Pagesave, SEPA, i cili mundëson uljen e kostove për transfertat dhe pagesat.
Ai bëri të ditur gjithashtu se po ndërmerren hapa të tjerë për heqjen e tarifave të roaming-ut ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi/
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…