Analisti, Sefer Selimi në një intervistë foli për tenderin në Maqedoninë e Veriut për uniformat e policisë që do të mbajnë gjuhën maqedonase pa atë shqiptare.
Selimi: Ky veprim nuk është diçka e re dhe nuk është diçka e papritur.
Është në vazhdën e një sjelljeje le të themi Albanofobe dhe që është bazuar në sentimentin anti-shqiptar.
Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës pas lu*tës
Sentimenti i cili ishte faktori kyç për të siguruar një mbështetje mjfat të madhe të partisë qeverisëse në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Kjo parti haptaz premtonte dhe merrte përsipër që në momentin që do fitojë qeverinë do të angazhohet për të kthyer shtetin tek maqedonasit.
Një paradigmë e cila kishte në vete në thelb vetëpërjashtimin e shqiptarëve nga proceset vendimarrëse dhe nga le të themi statusi i shtet formimit si komunitet i cili është i dyti më i madh në Maqedoni.