Categories: maqedoni

OBRM-PDUKM kërkon rihapjen e hetimeve për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës

OBRM-PDUKM ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për mbylljen e hetimit lidhur me 19 spitalet modulare. Sipas partisë maqedonase në pushtet, pesë vjet pas nisjes së çështjes, institucioni i drejtuar nga Islam Abazi arriti në përfundimin se nuk kishte dyshim të bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Të lidhura

None found

Partia pretendon se përgjegjësia për vendosjen e spitaleve modulare bie drejtpërdrejt mbi Venko Filipçen, i cili në atë kohë ishte ministër i Shëndetësisë. Sipas saj, në vend që të rishikoheshin standardet e këtyre objekteve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me propozim të qeverisë, ndryshoi me procedurë të përshpejtuar Ligjin për ndërtim, duke i klasifikuar spitalet modulare si pajisje urbane. Për vendosjen dhe autorizimin e tyre duhej të miratonte Ministria e Shëndetësisë, pra vetë Filipçe.

“Kjo nënkupton se Venko Filipçe ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vendosjen e spitaleve modulare dhe, rrjedhimisht, edhe për tragjedinë që ndodhi në Tetovë”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Partia shton se Filipçe nuk kishte miratuar specifikime teknike minimale dhe nuk kishte përgatitur elaborat për energjinë elektrike. Për këtë arsye, sipas tyre, ai është drejtpërdrejt përgjegjës edhe për zjarrin e 8 shtatorit. Në reagim përmendet gjithashtu se spitali modular në Tetovë ishte ndërtuar drejtpërdrejt mbi rezervuarin e një pompe benzine.

OBRM-PDUKM shprehet kritik edhe për zvarritjen e çështjes, duke thënë se dosja ka qëndruar për vite me radhë në sirtar, fillimisht te Vilma Ruskovska dhe më pas te Elizabeta Josifovska, të dyja prokurore të ish‑PSP kriminal. Sipas partisë, në fund, Prokuroria për krim të organizuar, nën drejtimin e Abazit, vendosi se nuk kishte bazë për ndjekje penale.

“Është veçanërisht shqetësuese që Abazi, vetëm një muaj para përfundimit të mandatit të tij drejtues në prokurori, kreu porositë e fundit për mbrojtjen e shefave të tij dhe për ta shpëtuar Venko Filipçen nga ndjekja penale”, thuhet në reagim. Megjithatë, partia thekson se mbyllja e lëndës nuk do të thotë se e vërteta është mbyllur përfundimisht, pasi paraqitja e provave të reja mund të sjellë rihapjen e procedurës.

Në deklaratën e saj, OBRM-PDUKM premton se do të vijojë të kërkojë zbardhjen e plotë të tragjedisë në Tetovë dhe vendosjen e përgjegjësisë për të gjithë ata që kanë kryer lëshime ose keqpërdorime. Sipas partisë, drejtësia për 14 të vdekurit nuk duhet të mbetet në sirtar.

të fundit

Haxhiu takon në Bruksel eurodeputetin kroat Stier, kërkon përkrahje për rrugën evropiane të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Bruksel ka zhvilluar një takim me eurodeputetin…

12 seconds ago

“Të gjithë duan të bëhen moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin”/ Modelja, Rike Roçi plas deklaratën ‘bombë’

Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten…

32 seconds ago

Kosova në pozitën e 25-të në Evropë në hendbollin e femrave

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave renditet në vendin e 25-të në ranglistën e Federatës Evropiane të…

1 minute ago

Rama: Bullgarët duhet të jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka më arsye për mosmarrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…

2 minutes ago

Ekspertja Popovska në rastin “Lotaria”: Nuk kam vërejtur shkelje të procedurës

Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…

2 minutes ago

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA: Kërcënimet nga Irani ndaj amerikanëve janë rritur ndjeshëm

Kërcënimet që vijnë nga Irani ndaj qytetarëve amerikanë, si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, janë rritur ndjeshëm sipas…

7 minutes ago