Ndërtimi i autostradës së Korridorit 8 drejt pikës kufitare të Qafë Thanës është i padiskutueshëm, por sfida aktuale mbetet përzgjedhja e itinerarit më të mirë. Kështu ka deklaruar ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
None found
Nikolloski sqaroi se për Korridorin 8 po shqyrtohen alternativa të reja të trasesë dhe nëse identifikohet një tjetër korridor i mundshëm, përtej atij të parashikuar në marrëveshjen ekzistuese, ai do të diskutohet me palën shqiptare. Qëllimi është që edhe Shqipëria të ketë mundësi lidhjeje përmes kësaj rruge. Ai theksoi se komunikimi me Tiranën është intensiv dhe tashmë janë paraqitur disa opsione. “Pra, autostrada do të bëhet. Çështja nuk është më nëse do të ndërtohet, por cila do të jetë traseja më adekuate,” përfundoi ai.
Ministri informoi gjithashtu se segmenti më sfidues i aksit Kërçovë-Ohër është pothuajse i përfunduar dhe se pjesa nga fshati Izvor deri në Vërbjan pritet të hapet për qarkullim gjatë muajit tetor. Sipas tij, e vetmja nyje që mbetet për t’u zgjidhur është ajo e Botunit dhe parashikimi është që e gjithë autostrada të jetë plotësisht funksionale në tremujorin e parë të vitit 2027.
Duke hyrë në detaje teknike, Nikolloski bëri të ditur se dy galeri janë komplet të gatshme, e treta ka arritur në 70% të punimeve, ndërsa e katërta është në 50% të progresit. Në zonën e Botunit, vijojnë punimet në tunele dhe po instalohen programet kompjuterike, pajisjet sinjalizuese, sistemet e ajrosjes dhe ato kundër zjarrit, si dhe një qendër moderne komandimi për të rritur sigurinë. Pritshmëria është që ky segment më i rëndë i autostradës Kërçovë-Ohër të jetë i aksesueshëm në fillim të tetorit.
Sa i përket autostradës Tetovë-Gostivar, kilometrat e parë parashikohen të përfundojnë vitin e ardhshëm, ndërsa finalizimi i plotë është planifikuar për në vitin 2029. Në të njëjtin vit synohet të mbyllet edhe pjesa e dytë, nga Gostivari në Bukojçan, teksa ministri shtoi se po pritet një vendim për segmentin vijues nga Bukojçani deri në Kërçovë.
Një tjetër dron dhe një pajisje shpërthyese e nivelit ushtarak u zbuluan pranë aeroportit Leipzig-Halle në Gjermani, pas incidentit të…
BMW po i jep gjithnjë e më shumë lamtumirën butonave fizikë, duke orientuar kabinat e modeleve të reja drejt komandave…
Dua Lipa festoi 31-vjetorin e saj të shtunën, më 22 gusht, dhe ndau me ndjekësit disa nga momentet e fundjavës…
Chelsea e ka nisur sezonin e ri të Ligës Premier me një fitore spektakolare 3-2 ndaj Fulhamit, duke dhënë sinjale…
Anis Mehmeti, mund të largohet nga Ipsuiç pasi në javën e parë të Premier Ligë nuk u përfshi në skuadër.…
Së fundmi janë zbardhur prapaskena lidhur me një telefonatë dramatike mes Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, dhe Ali Ahmetit.…