Categories: maqedoni

Nikolloski: Shkupi po negocion veçmas me BE-në për çështjen e transportuesve

Maqedonia e Veriut po e trajton në mënyrë të pavarur çështjen e qëndrimit të shoferëve profesionistë të kamionëve në shtetet e zonës Shengen, përmes negociatave dypalëshe me vendet e Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, tha se Shkupi nuk po vepron në kuadër të një grupi me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor të prekura nga ky problem, pasi sipas tij disa vende po e përdorin temën për interesa politike.

Të lidhura

None found

I pyetur për ecurinë e bisedimeve me Bashkimin Evropian lidhur me statusin e transportuesve, Nikolloski deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk është dhe nuk do të bëhet pjesë e ndonjë grupimi rajonal për këtë çështje.

“Para së gjithash, ne nuk jemi pjesë e asnjë grupi vendesh në rajon dhe nuk do të jemi. Ne po e zhvillojmë këtë çështje në mënyrë të pavarur sepse është keqpërdorur nga disa vende të tjera, pjesërisht për shfaqje, pjesërisht për pikë politike atje, dhe gjithçka që kanë thënë këto vende nuk është zbatuar deri më tani. Kjo mund të çojë vetëm në konfuzion dhe të shkaktojë dëme serioze në ekonominë e brendshme”, deklaroi ministri përkatës.

Ai nënvizoi se vendimi për të biseduar drejtpërdrejt me secilin shtet është ruajtur edhe gjatë procesit negociues. Sipas tij, me disa vende të BE-së tashmë janë arritur marrëveshje, ndërsa negociatat me disa të tjera ndodhen pranë përmbylljes.

Nikolloski bëri të ditur se marrëveshje janë siguruar me Kroacinë, Zvicrën dhe Rumaninë. Ndërkohë, zgjidhjet që po diskutohen me Slloveninë, Austrinë dhe Gjermaninë janë në fazën përfundimtare.

Sipas tij, marrëveshjet e arritura pritet të japin zgjidhje për të gjithë problemin me të cilin përballen shoferët profesionistë të kamionëve nga Maqedonia e Veriut.

të fundit

Kosova pa tre lojtarë ndaj Irlandës, publikohet lista zyrtare e përfaqësueses

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Republikën e Irlandës me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e fundit të fazës…

5 minutes ago

Boksieri irlandez Lee Reeves humb jetën në moshën 31-vjeçare, tre muaj pas nokautit

Boksieri irlandez Lee Reeves ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda gjatë një ndeshjeje…

6 minutes ago

Nikoloski calls on the EU to find a solution for truck drivers and renewable energy exports from the Western Balkans

Zv. kryeministri Aleksandar Nikolloski nga Forumi i 23-të Ekonomik i Vjenës i bëri thirrje BE-së që të gjejë një zgjidhje…

13 minutes ago

BIRN: Shortcomings in the implementation of the “Smart City” project! Commissioner raises concerns about “smart” cameras in schools

Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…

13 minutes ago

Costa Rican journalist shot with 10 bullets had exposed links between politicians and drug cartels

Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…

13 minutes ago

Police raid on Sozcu TV, arrests and government-appointed administrator in Turkey

Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…

14 minutes ago