Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, deklaroi në TV Telma se Maqedonia po vepron në mënyrë të pavarur për zgjidhjen e problemit të transportuesve, duke lidhur marrëveshje dypalëshe. Sipas tij, marrëveshje të këtij lloji tashmë janë arritur me Zvicrën, Kroacinë dhe Rumaninë, ndërsa punohet me Austrinë, Gjermaninë dhe Hungarinë.
None found
Ai sqaroi se bëhet fjalë për një sistem të BE-së, ndaj zgjidhja duhet të gjendet prej tyre. Megjithatë, brenda mundësive të Qeverisë, Maqedonia po synon ta tejkalojë problemin nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe që mundësojnë viza pune afatgjata.
Nikolloski tha se janë përzgjedhur pikërisht shtetet drejt të cilave transportuesit maqedonas udhëtojnë më shpesh për eksport ose kalojnë transit.
Sipas tij, ndihma mund të ofrohet duke nënshkruar marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare të zonës Shengen, me qëllim që transportuesve t’u lëshohen viza pune afatgjata. Ai shtoi se me Komisionin Evropian është arritur gjithashtu pajtim që shoferët të njihen si profesionistë, duke theksuar se kjo tashmë ka ndodhur.
Ai përsëriti se marrëveshje ekzistojnë me Zvicrën, Kroacinë dhe Rumaninë, se procedura me Austrinë është në zhvillim dhe se po punohet edhe me Gjermaninë e Hungarinë. Këto, siç theksoi, janë përgjithësisht vendet ku shkojnë më shpesh eksportuesit maqedonas dhe ku dërgohen më së shumti mallrat e Maqedonisë, çka nënkupton se edhe transportuesit maqedonas udhëtojnë më shpesh drejt tyre.
Duke riafirmuar qëndrimin e Qeverisë, Nikolloski tha se secili shtet i Ballkanit Perëndimor duhet ta trajtojë këtë çështje veçmas. Ai vlerësoi se problemi nuk duhet parë bashkërisht, pasi pozicioni i Maqedonisë ndryshon nga ai i vendeve të tjera të rajonit.
“Çdo vend duhet ta zgjidhë problemin në mënyrë të pavarur. Ne po e zgjidhim individualisht dhe kemi një zgjidhje; nëse shtetet e tjera nuk arrijnë ta bëjnë këtë, atëherë ky është problem i tyre”, theksoi Nikolloski.
Ministri përsëriti se zgjidhja përfundimtare duhet të vijë nga Komisioni Evropian, me të cilin janë zhvilluar tashmë disa takime. Ai pret që së shpejti të arrihet një zgjidhje e përshtatshme dhe u kërkoi transportuesve të mos bien pre e propagandës së huaj, pasi Qeveria po punon për marrëveshje dypalëshe me shtetet.
Gazetari i News24, Osman Stafa, mbajti një fjalim të fortë në protestën para Kryeministrisë, duke ngritur në peshë zemrat e…
Çmimet e hoteleve janë rritur ndjeshëm në disa prej qyteteve kryesore evropiane, ndërsa qindra mijëra turistë po udhëtojnë drejt kontinentit…
Kontrollet e Policisë së Kosovës në fshatin Jabukë, në zonën e Zubin Potokut, kanë vazhduar edhe sot. Aksioni, po zhvillohet…
Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ndërsa përgjegjësi…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, akuzoi negociatorët iranianë si dinakë dhe të pandershëm. [...]Read More...
Aksioni protestues kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar ka vijuar me marshim në rrugët e kryeqytetit, në ditën…